Përpjekjet e Ramës për të mbrojtur të vetët nga SPAK dhe arrestimet e pritshme: Llabani flet hapur

Përpjekjet e Ramës për të mbrojtur të vetët nga SPAK dhe arrestimet e pritshme: Llabani flet hapur

10:58, 20/11/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e njohur e kronikës, Anduena Llabani, ka analizuar sot zhvillimet më të fundit nga proceset e bujshme hetimore të nisura nga SPAK dhe ka bërë edhe një parashikim të asaj çfarë pritet akoma, arrestimet e mundshme në fushën e politikës dhe të financave, nisur nga diskutimet me ekspertë të fushës dhe përvoja e saj e gjatë në fushën e gazetarisë investigative. Emra politikanësh dhe oligarkësh, hija e Kryeministrit Edi Rama në sfond, emra prokurorësh të SPAK dhe përfshirje të ndërkombëtarëve... 

Znj. Llabani ka preferuar të flasë hapur për secilin, e ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV nga moderatori Flavio Qarri.

Kafe Shqeto: Anduena, zbavitëse kjo fundjavë në SPAK.

Llabani: Ditë edhe më zbavitëse do të vijnë!

Kafe Shqeto: Edhe “më zbavitëse”?! Ç’do të thotë kjo?

Llabani:  Do të thotë që z. Beqaj është i radhës. Sipari është hapur nga SPAK-u me arrestimet e mëparshme, kështu që ... Flitet që dosja të tjera, të cilat kanë nisur prej më shumë se tre vjetësh në hetim, do të konkludohen me arrestime dhe me masa dhe me akuza.

Kafe Shqeto: Duke qëndruar te z. Beqaj, është ndoshta ministri për të cilin ka pasur që ditën e parë të punës, denoncime që nuk do të duhet të ishte ministër dhe më pas që do të duhej të ishte në burg. Pse Ilir Beqaj ka këtë masë, vetëm pengimin e lëvizjes?

Llabani: E do shqeto?! Unë mendoj se Prokuroria ka  bërë një qokë me ish-ministrin në rastin konkret për vendosjen e masës së sigurimit, sepse është krijuar një precedent në lidhje me shpërdorimin e detyrës, në lidhje me akuzat që ka ngritur SPAK-u ndaj z. Beqaj. Aq më tepër, lidhur kjo edhe me hetimet paraardhëse që flasin për vakuume të tjera ligjore, të cilat z. Beqaj i ka firmosur dhe i ka drejtuar.

Atëherë, pse kjo masë sigurimi ndaj z. Beqaj?! Kush u zbut, pse u zbut, si u zbut, çfarë do të thotë kjo?! Pse sot për të njëjtën skemë të inceneratorëve, kemi njerëz në burg (ish-ministra) dhe nuk kemi pikërisht z. Beqaj në lidhje me Sterilizimin, që është një aferë shumë e madhe korruptive, e cila është hetuar nga ekspertë të fushës, e cila ka mbledhur një dosje shumë voluminoze?!

Është shumë e trashë si shkelje dhe në qoftë se z. Beqaj ka mundur t’i shpëtojë deri diku, arrestit me burg (masës më të rëndë që parashikon ligji në fuqi) a është kjo një mënyrë që zotin Beqaj ta lërë jashtë grupit të të korruptuarëve?! A do të jetë, a do ta pranojë Gjykata e Apelit apo do të kemi ndryshim, rikualifikim mbase të veprës penale, që çon deri tek arresti i z. Beqaj? Sepse për çështjen në fjalë, flitet që z. Beqaj ka drejtuar një grup mbikqyrës, i cili ka vendosur një listë medikamentesh, çmimet e të cilave kanë qenë katërfish, pesëfish, gjashtëfish, edhe dhjetëfish më të shtrenjta, madje në të gjitha dokumentet (unë kam mundur të flas me pjesë të grupit të hetimit) - në të gjithë listën e veglave që do të duheshin për spitalet tona, aty rastësisht OPGJ-të kanë parë që kishte edhe medikamente, për të shtuar numrin, volumin financiar dhe çmimin, për ta bërë 100 milionë euro!!!

Madje, e gjithë kjo aferë korruptive i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Kemi të bëjmë me letër-porosi që kanë ardhur nga jashtë, nga Italia; me letër-porosi që kanë ardhur nga Kosova dhe prapë Ilir Beqaj është i lirë...

Kafe Shqeto: Nëse i shohim të gjitha këto letra që i di publiku tashmë, është e pamundur të mos na shkojë mendja që Edi Rama nuk dinin gjë. A ka një përpjekje në vlerësimin tënd për ta mbrojtur Edi Ramën dhe për t’i mbajtur këto sa më larg Edi Ramës?

Llabani: Unë mendoj se ka pasur përpjekje nga qeveria për t’i mbrojtur njerëzit e tij, në shumë mënyra, në shumë forma. Por, gjithë debati që u bë dhe përpjekja për të vendosur Altin Dumanin nga faktori ndërkombëtar, nga amerikanët, mënyra se si u vendos, se si ambasadorja shkoi nga zyra në zyrë. Para se të jepej vendimi për Altin Dumanin, ajo dha një mesazh të hapur duke deklaruar që “po” apo thirrja e Altin Dumanit në orët e fundit  në ambasadë për t’i thënë që ti do të jesh, ti do të marrësh pjesë në garë dhe ti do të bësh këtë...Unë mendoj se përpjekjet e qeverisë për të mbrojtur njerëzit e tyre kanë hasur në një gozhdë, me thënë të drejtën. Atë që unë shoh përditë. Ky është mendimi im dhe përpiqem që të besoj jo vetëm se kështu dua unë të besoj, por të besoj në atë që shikoj dhe fakti që z. Altin Dumani ka kërkuar informacion për shumë dosje që ai nuk i ka. Flasim për njerëz që z. Dumani nuk i drejton, por drejtojnë të tjerë prokurorë dhe prokurori është zot në dosjen e vet, pavarësisht kërkesave të zotit Dumani që dosja të shkojë në kohë dhe të mos ketë më as neglizhime, as përpjekje për të ndryshuar gjërat, por sigurisht që në fund të fundit është ai prokurori i çështjes që vendos dhe për masën, edhe për akuzat, edhe për të gjitha.

Ka prije për t’i shpëtuar, ka përpjekje, ka ndërhyrje, po sesa do t’ia dalin pastaj unë nuk  e di. Unë mendoj se të gjithë këta njerëz që janë përfolur, për të cilët ka hetuar SPAK-u në vite, dy vite e ca burg do t’i bëjnë! Emrat e përmendur dhe të aluduar.../ar.sh/SYRI.NET

Ndiqeni në vazhdim intervistën e plotë në video me gazetaren Anduena Llabani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco