Xhaferri: Pesë minuta seancë për të noterizuar në Parlament vjedhjen e ardhshme!

Xhaferri: Pesë minuta seancë për të noterizuar në Parlament vjedhjen e ardhshme!

10:54, 20/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

eanca e sotme parlamentare ishte më e turpshmja në 30 vite pluralizëm, ku në shtetrrethim nga Garda dhe Forcat Speciale, në vetëm 5 minuta  mazhoranca e Edi Ramës miratoi pa debat projektbuxhetin e 2024.

73 vota turpi të mazhorancës votuan pro projektbuxhetit mes tymueseve dhe protestave të opozitës, duke mos pasur asnjë përgjegjësi morale dhe politike për votat e atyre shqiptarëve që i çuan në Parlament.

Ky votim është në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, teksa mungesa e transparencës dhe llogaridhënies shoqëroi hartimin dhe konsultimin e buxhetit të 2024, që për qytetarët jep thërrime dhe për oligarkët dhe PPP nën hetim jep llokma bakllavaje.

Sot në ditën kur ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, paraqitet në SPAK për koncensionin e sterilizimit, Parlamenti votoi që edhe këtë vit këtij koncensioni korruptiv t'i kalojnë miliona euro të tjera nga taksat e shqiptarëve të varfër.

Ky Parlament është i Zotove e Rrapajve që po rrjepin shqiptarët, por jo i qytetarëve, interesat e të cilëve shklemohen prej një dekade në mënyrë të paprecedentë nga një mazhorancë që është produkt i votës së inkriminuar.

Rezistenca e opozitës në këto kushte është detyrim dhe mision!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco