Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Kuvendi mohon rrethimin me Gardë/ Reagon Bardhi, ironia për Nikollën

Kuvendi mohon rrethimin me Gardë/ Reagon Bardhi, ironia për Nikollën

21:49, 18/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi denoncoi sot se kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dhënë urdhër që garda të rrethojë Kuvendin të hënën që do të zhvillohet seanca parlamentare për projektbuxhetin e vitit 2024.

Në disa media qarkulloi një lajm se Kuvendi e ka mohuar këtë pretendim, ndonëse nuk pati një reagim zyrtar.

Pas këtyre raportimeve, ka ardhur një reagim nga Bardhi, i cili thotë se lajmi është i rremë.

Ai ironizon Nikollën, teksa deklaron se ajo nuk jep urdhëra, por vetëm zbaton urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

‘Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet.

Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë ‘burimi anonim’ i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!’, shkruan ai, ndërsa nxjerr edhe njëherë foton se si është planifikuar të rrethohet Kuvendi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco