Berisha nga Lushnja: S'ka ndodhur kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 mln euro në gjithë bujqësinë shqiptare

Berisha nga Lushnja: S'ka ndodhur kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 mln euro në gjithë bujqësinë shqiptare

18:47, 18/11/2023
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha po zhvillon një takim me simpatizanët në qytetin e Lushnjës, nga ku u shpreh se deri më tani, nuk ka ndodhur ndonjëherë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 mln euro në të gjithë bujqësinë shqiptare.

"Të dashur, demokratë e demokrate të Lushnjes, Divjakës, mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt dhe një falënderim për praninë tuaj sot në këtë takim, i cili ka për qëllim një besëlidhje, ka për qëllim një premtim të demokratëve të Lushnjes, për të marrë përsipër misionin e madh, shpëtimtar të Lushnjes dhe Shqipërisë.

Ne vijmë sot në këtë takim pas 10 vitesh, një opozite drobitëse, pas 10 vitesh në të cilat ne demokratët kemi parë para syve tanë se si, Edi Rama shpërbëri arritjet 30 vjeçare të demokracisë.

Ne pamë, para syve në këto 10 vite se si vota jonë, vullneti ynë, humbi vlerën e vet. Ne pamë se si këto 10 vite lumenjtë e djersës, mundit të fermerëve, biznesmenëve, qytetarëve të Lushnjes, u shpërbënë, u dëmtuan.

Ne pamë se si këto 10 vite u krye një gjenocid i vërtetë në kuptimin e krijimit të  kushteve për largimin nga vendi.

Ne pamë gjatë këtyre 10 viteve, se si ekonomitë e fermerëve shqiptarë u përgjysmuan, se si u adaptua një politike strikte, armiqësore. Mjafton të kujtoj këtu se në buxhetin e këtij viti, për fermerët që përbëjnë 40% të popullatës, parashikohen gjithsej 30 mln euro dhe prej atyre ju garantoj se të paktën 20 i futin në xhepa, qeveritarët dhe administratorët e tyre.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që nga themelimi i shtetit shqiptar, dhe më këtë nënkuptoj qeverinë e vendosur para Kongresit të Lushnjes, që fermerët e këtij vendi të kenë qenë më të braktisur.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 mln euro në të gjithë bujqësinë shqiptare", u shpreh Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco