Koncesioni i sterilizimit/ Ja  kur do të merret në pyetje Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit/ Ja kur do të merret në pyetje Ilir Beqaj

18:06, 18/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e hënë të javës së ardhshme seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ në lidhje me koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

 ‘Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I. B.

Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 12:00’, thuhet në njoftim.

Ndaj Beqajt është caktuar masa e sigurisë së ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim të daljes nga vendi në lidhje me akuzat e ngritura se ka ndikuar në dhënien e koncesionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco