Ilir Beqaj, kurban për të shpëtuar kokën e Edi Ramës

Ilir Beqaj, kurban për të shpëtuar kokën e Edi Ramës

17:46, 18/11/2023
A+ Aa A-

 

Pasi u lajmërua masa e sigurisë ndaj tij, Ilir Beqaj bëri një sqarim në mediat sociale.

Ish-ministri i Edi Ramës më shumë ishte kujdesur për të treguar se nuk do e sfidojë ligjërisht masën e sigurisë, edhe pse nuk ishte dakord me të.

Në fakt, sa i takon mega-skandalit të sterilizimit, Ilir Beqaj duhej të ishte në burg me kohë.

Afera prej 100 milionë dollarë duhej ta kishte groposur me kohë.

Por edhe pse mori një tjetër detyrë të lartë nga Edi Rama, duke ia dërguar sërish në prehër ndërkombëtarëve, Beqaj tani duhet të dorëzojë pasaportën dhe postet.

Po pse Beqaj shprehet i bindur se do e pastrojë emrin e tij shumë shpejt, prandaj nuk po ankimon masën e sigurisë?

Reagimi i tij i ngjan atij të një kurbani, që akoma nuk e ka të qartë se çfarë e pret.

Në fakt, Rama vendosi ta bëjë kurbanin e radhës, duke e pasur të qartë se ai është i amnistuari i SPAK.

Në fund të fundit, Beqaj nuk mori përsipër ta mbronte me zjarr koncesionin skandaloz të sterilizimit.

Ishte vetë Rama që shëtiste studio në studio me disa pinca të prishura, duke mbrojtur sipërmarrjen e tij të sterilizimit.

Në diktaturën e propagandës, Rama kishte prekur fundin me këtë banalitet. Por pa u shqetësuar, ai po mbronte veten e tij, sidomos kur mendon se çmimi i sterilizimit u rrit me 83 herë.

Madje edhe një pajisje ultramoderne sterilizimi dhe një kat spitali shtetëror u vu në dispozicion të sipërmarrjes së Ramës.

Çdo aferë koncesionare ka pasur pasoja katastrofike për financat e shqiptarëve.

Por ky koncesion do prodhonte edhe viktima të shumta pasi shpesh prej shkak të tij u bllokuan operimet.

Ilir Beqaj po flet sot si një kurban, duke besuar se do të shpëtojë veten sipas premtimit të Ramës.

Ai e di se SPAK funksionon sipas urdhrave të Ramës.

Por ky i fundit nuk e ka problem të lëshojë këdo, sado lart të jetë katapultuar prej tij.

Beqaj duket se është ai i radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco