VIDEO/ Xhaferri: Rama është i gatshëm të shes interesat e vendit, vetëm të ulet në tavolinat e mëdha

17:24, 18/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Forumit Rinor në Partinë Demokratike Besart Xhaferri ka deklaruar se marrëveshjet e kryeministrit Rama si ajo me Italinë për refugjatet vjen si pasojë e interesave të tij personale për tu certifikuar si lider i madh dhe të ulet në tavolinë me kryeqeveritar të vendeve të mëdha.

I ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Xhaferri është shprehur se demokracia në vendin tonë po pëson në regres të frikshëm pasi qeveria po tenton nga të gjitha format për të funksionuar pa opozitë.  

“Makineria e qeverisë është e gatshme të shesë çdo lloj interesi kombëtar të vendit tonë për tju plotësuar  orekset vendeve të mëdha, për të vetmen arsye që Edi Rama të certifikohet si lider i madh për tu ulur në tavolinë. Unë ja përmenda këtë gjë, ‘çfarë arritët ju me paktin që bët me Ergoganin? Zgjidhët hallin e 3-5 milion refugjatëve që mund të ishin lëshuar në Europë, por Turqia pati një regres të konsiderueshëm në demokracinë e saj të brendshme dhe doni apo nuk doni sot jeni të detyruar të uleni në tavolinë me Ergodanin, megjithëse atje arrestohen gazetar, arrestohen opozitar etj. A mos vallë doni të krijoni një Erdogan të dytë?’ Sepse, pikërisht ëndra e një autokrati kjo është, t’ju japi diçka forcave ndërkombëtare për tu ulur në tavolinë me ta.

Unë besoj që aksioni opozitar që po bëhet sot në parlament e ka fituar betejën diplomatike në nivelet më të larta evropiane. Ne sot kemi mbështetjen e këshillit të Europës, kemi mbështetjen e të gjithë politikanëve evropian që procesi i jetës parlamentare sot që asnjë e drejtë nuk po i jepet opozitës  duhet të ndalojë një orë e më parë.

Demokracia është në fije të perit. Ky është i gjithë koncepti sot që qytetarët shqiptar e kanë kuptuar që nga toleromi që ne kemi bërë  këto 10 vitet e fundit me shpresën se ka instanca më të larta që do të mbronin demokracinë në këtë vend kemi parë që regresi ka qënë në nivele të frikshme  dhe ka një komformizëm dhe një rehati të qeverisë shqiptare për të funksionuar pa opozitë . Jo vetëm pa opozitë në terren por as në parlament nuk e duan atë opozitë, as në media nuk e duan atë opozitë, as në sistemin e drejtësisë sot nuk e duan atë opozitarizëm që vet sistemi i drejtësisë duhet ti bënte qeverisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco