Vasili: Shëndetësia pas pandemisë vetëm po nënfinancohet dhe përbuzet nga qeveria!

Vasili: Shëndetësia pas pandemisë vetëm po nënfinancohet dhe përbuzet nga qeveria!

16:54, 18/11/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Pas Pandemisë ane e mbanë globit qeveritë ndryshuan rrënjësisht këndvështrimin e tyre për shëndetësinë dhe financimin e saj.

Orteku i komplikacioneve shëndetësore post Covid tek qytetaret, shfaqja e problematikave shëndetësore te panjohura, përballja e sistemeve shëndetësore me ngarkesa shume te mëdha, qe i gjunjëzuan ato, detyruan rritjen e financimit dhe prioritizimin e shëndetësisë si sektor primar si kurrë me parë.

Por në Shqipëri mjerisht ndodhi e kundërta!!

Pas propagandës, butaforisë mediatike dhe menaxhimit mizerabel te pandemisë, qe solli fshehje te mijëra vdekjeve dhe te qindra mijëra rasteve te infektuar, mosrimbusimin e qindra mijëra të sëmurëve, dhe shpenzimin e mbi 250 milion euro nga xhepat e qytetareve, tashme ka  pllakosur nënvleftësimi dhe nënfinancimi.

Edhe Projekt Buxheti i vitit 2024 është dëshmi e këtij nënfinancimi dhe papërgjegjshmërie  shtetërore ekstreme.

Treguesit flasin qarte:

Shendetesia ne buxhetin e vitit 2024 do te zere 2.8% te GDP-se nga 3.3% ne vitin 2021.

Ndërkohë fondet për koncesionet do të zënë mbi 9% të buxhetit të FDSDKH më 2023 nga 7% në vitin 2020.

Në vitin 2019, fondi i rimbursimit te barnave zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024, vetëm 20.6%.

Numri i pacienteve te rimbusuar ka rene dhe të dhënat zyrtare të Fondit te Sigurimeve Shëndetësore tregojnë se në vitin 2022, janë rimbursuar 400,825 pacientë dhe në vitin 2021 janë rimbursuar 409,779 pacientë.

Përfaqësitë e kompanive shumëkombëshe te barnave janë tërhequr nga Shqipëria dhe nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3

Pesha e rimbursimit te barnave ka rene dhe psh.në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.

PERFUNDIM!

--------------------

1. Shëndetësia ka nevoje për një rritje serioze dhe konsistente te financimit, propaganda boshe vetëm përkeqëson gjendjen e sistemit.

2.  Pasojat post Covid detyrojnë financime me re mëdha sepse traskurimi i pacienteve veçse rendon gjendjen funksionale dhe financiare te sistemit shëndetësor.

3.  Largimi i mjekeve dhe infermiereve nuk zgjidhet me ligje komuniste por kerkon si pergjigje rritjen e pagave te tyre dhe kjo kërkon financim.

4.  Larmia e shtuar dukshëm e semundshmerise, sidomos post Covid, kërkon nje rritje te qenësishme te financimit për barnat qe rimbursohen, pra merren pa pagese nga qytetaret.

5.  Është e patolerueshme ulja e peshës se rimbursimit dhe mos plotësimi i listës se barnave te rimbursueshme me alternativa te reja.

6.  Është skandaloz fakti qe rritet pesha e fondeve për Koncesionet abuzive dhe ulet pesha e rimbursimit te barnave.

7.  Propaganda mashtruese e qeverise përballe fakteve dhe treguesve kritike kthehet ne një krim te vërtete kundër shëndetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco