U shkarkua nga Berisha për korrupsion/ Irena Gjoka tani tenton të fshihet pas mbiemrit të vajzërisë

U shkarkua nga Berisha për korrupsion/ Irena Gjoka tani tenton të fshihet pas mbiemrit të vajzërisë

16:13, 18/11/2023
A+ Aa A-

Ashtu siç kishte premtuar, kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi sot një dokument të Ministrisë së Drejtësisë, i cili tregon se gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar për shkelje të rënda, konkretisht për korrupsion, në vitin 1996.

Irena Gjoka u shkarkua nga Berisha, i cili në atë kohë drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Por pavarësisht këtij skandali të rëndë të konfliktit të interesit, Gjoka nuk është larguar nga çështja.

Për më tepër, në dokumentin që publikoi Berisha, ajo mundohet të fshihet pas mbiemrit të vajzërisë së saj, Maneku. Berisha deklaroi se pavarësisht kësaj, Gjoka do mbahet përgjegjëse për të gjithë veprimtarinë e saj kriminale.

“Gjykatësja Gjoka, që fsheh krimin e vet dhe që shkel ligjin në mënyrën më kriminale, sigurisht që do bëhet përgjegjëse për gjithë veprimtarinë e saj, por kjo është fytyra e drejtësisë së Edi Ramës.

Imagjinoni ju sot gjykatën e faktit më të rëndësishëm të vendit, që quhet gjykatë speciale, e kryeson një person që fshihet dhe i përgjigjet Ministrisë se Drejtësisë, se nuk jam Maneku unë, se unë jam Gjoka. Në një kohë kur mbiemri i vajzërisë është Maneku dhe ajo mban dy mbiemra.

Në qoftë se Ministria e Drejtësisë nuk e ka pyetur, atëherë është bashkëfajtore në krim me gjykatësen.

Kërkojnë të fshehin, por ju garantoj ju, se gjykatësja do të ketë absolutisht të gjitha përgjegjësitë për veprimet e saj.

Se ish-kaleci i policisë famëzeze të Sigurimit të Shtetit do marrë të gjitha përgjegjësitë e tij, i cili edhe sot, edhe në këtë moment qëndron në detyrë si zagari i Edi Ramës, sepse ligji për prokurorinë e nxjerr atë jashtë shërbimit. Ka një ligj prokuroria sot, dhe ai nuk mund të jetë në prokurori. Ka një nen kushtetuta, neni 6 i saj, i cili e përjashton atë nga Kushtetuta, kurse ai rri si mercenar për të zbatuar urdhra dhe mbahet aty në kundërshti me Kushtetutën, ligjin, sepse kryen shërbime politike kriminale të Edi Ramës.

Do dalë ai nga ajo detyrë, do dalë edhe me shpejtësi, sikundër, Millonai, e cila merr dosjen e qytetarit. Jamarbër Malltezi ka paditur për shpifje Taulant Ballën. Gjykimi është bërë në Gjykatën e Lartë. Jamarbër Malltezi donte ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, në përputhje me të drejtat themelore të qytetarit. Dhe nga Gjykata Kushtetuese në Gjykatën e Strasburgut, për të mbrojtur Taulantin e saj, për lidhjet e saj obskure me një njeri, me politikanin zyrtarisht ndër më të inkriminuarit zyrtarisht në Shqipëri, Taulant Ballën.

Ajo ka marrë dosjen e ka futur në sirtar dhe prej një viti nuk ua jep avoketërve që të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Natyrisht, për këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, për shpifjet që ka bërë dokumentet dhe manipulimet, do ketë përgjegjësi të plotë. Nuk është çështja këtu për këtë që bën ndaj Jamarbër Malltezit, jo, absolutisht, është çështja për këtë që bën ndaj Kushtetutës, ndaj ligjit, ndaj të drejtave themelore si një mercenare e pushtetit kriminal të Edi Ramës dhe Taulant Ballës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco