Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Rasti ‘Beqja’ dhe standarded e shumëfishta, simbas midesë së Ramës, të SPAK

Rasti ‘Beqja’ dhe standarded e shumëfishta, simbas midesë së Ramës, të SPAK

15:32, 18/11/2023
A+ Aa A-

Prokurorët nuk guxojnë të prekin njerëzit e Ramës. SPAK-u nuk është marrë me asnjë person të afërt, a bashkëpunëtor, të kryeministrit pa e lëshuar ky i fundit më parë. 

Ndërkohë që SPAK mban në burg përkundër ç’do lloj llogjike juridike dhe procedure Jamarbër Malltezin, i cili zhvilloi pronën e tij, për Ilir Beqajn, SPAK-u ka standard të paracaktuar sipas midesë së Ramës. SPAK i sheh ndryshe rastet, i sheh me syzet e Edi Ramës dhe jo të ligjit.

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) përkëdhel Ilir Beqjan, një prej miqve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, dorën e zezë të tij në konçensionet milionëshe në shëndetësi, duke i caktuar masë sigurimi detyrim për paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, nën dyshimet se është personazh kryesor në aferën 100 milionë euro të koncesionit të Sterilizimit.

Më herët, për një histori të ngjashme, SPAK-u është treguar skrupuloz me ish-zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetaj, për të cilin u vendos masë sigurimi arrest me burg për aferën e inceneratorëve, pasi ky i fundit kishte humbur besimin e Ramës. 

Po ashtu, me një vendim skandaloz, SPAK dhe Gjykata e Posaçme po mbajnë nën arrest Jamarbër Malltezin, faji i vetëm i të cilit është që zhvilloi pronën e tij.

Tashmë nuk është më asnjë surprizë që SPAK-u mban standarde të dyfishta dhe vepron vetëm sipas interesave të kryeministrit Edi Rama.

Në rastin e Beqjas, prokurorët e posaçëm u duk se as nuk kishin ndërmend të merreshin me ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili është kallëzuar në SPAK për 4 kontratat koncesionare, të nënshkruara në vitet 2015-2017.

Por, skenarin e prokurorëve për të falur Ilir Beqjan e prishi gjyqtari i seancës paraprake, i cili shqyrtoi më herët kërkesat për arrestimin e ish-zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit që fitoi koncesionin e Sterlizimit, Ilir Rrapaj.

Në atë vendim, gjyqtari Erion Bani u kërkoi prokurorëve që të hetonin dhe të vendosnin para përgjegjësisë ligjore edhe ish-ministrin Ilir Beqaj, i cili dukej se mbante peshën kryesore në aferën 100 milion euro.

Vetëm pas konstatimit të gjykatës, prokurorët e çështjes u detyruan të regjistronin emrin e Ilir Beqjas në këtë hetim. Por, mesa duket për të mos e mërzitur shumë Edi Ramën, prokurorët kërkuan që ndaj Beqjas të aplikohet masa e detyrimit për paraqitje.

Me këtë lloj standarti të shumëfishtë, SPAK-u jep një dëshmi të radhës se është i pafuqishëm të prekë njerëzit e afërt të Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco