Berisha: Procedura për kompleksin Partizani ka vetëm një shkelje dhe ajo mban firmën e Edi Ramës

Berisha: Procedura për kompleksin Partizani ka vetëm një shkelje dhe ajo mban firmën e Edi Ramës

12:16, 18/11/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, nënvizoi sot se pas sulmeve ndaj opozitës, kryeministri Edi Rama kaloi në akte të mirëfillta politike diktatoriale. Gjatë bashkëbisedimit live me  qytetarët në rrjetete sociale, Berisha ndër të tjera veçoi:

"Rama urdhëroi larot e tij që funksionojnë në SKAP dhe drejtësi si një organizatë kriminale, të privojnë kryetarin e PD nga liria e lëvizjes jashtë shtetit, të burgosin anëtarin e Këshillit Kombëtar dhe kryetarin e Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, vetëm për motive politike.

Pas 3 vitesh hetim, nuk është gjetur asnjë shkelje ligjore. Asnjë shkelje ligji, procedure në trajtimin e kompleksit Partizani nga Sali Berisha apo administrata e tij.

Po, ka një shkelje, duhet të jem i sinqertë me ju. Dhe kjo shkelje mban firmën e Edi Ramës.

Është Edi Rama që në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në një kohë kur klubi Partizani nuk i ishte kthyer pronarëve, por ishte pronë shtetërore, vendos me firmën e tij për t’i ndërruar destinacionin nga terren sportiv, në zonë ndërtimi.
E bëri me valixhe eurosh këtë, nuk e di, por ai këtë e bëri në shkelje të plotë të ligjit.

Përpiqet të paraqesë reformat e thella transformuese të qeverisë së PD, 2006-2013, sikur ato janë bërë për të favorizuar Jamarbër Malltezin, i cili ka përfituar nga këto reforma dhe ka marrë 410 metra tokë. Trashëgimi familjare, e konfiskuar 60 vite më parë nga regjimi komunist.

Por këto reforma në 6 vite, iu rikthyen shqiptarëve, 1 miliard e 577 milionë metër katrorë tokë. Iu rikthyen shqiptarëve rreth 120 milionë metër katrorë truall. Nga të cilat një ish-pronar, siç ishte Jamarbër Malltezi, nga familja Begaja, ka marrë 400 metra. Dhe kjo familje, Begeja, e cila është në toplistën e familjeve të konfiskuara nga regjimi komunist për floririn, ka disponuar mbi 1 milion metër katrorë tokë në Tiranë. Ka marrë më pak se 8 përqind të tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco