'Rama e bleu tokën e sarajeve në mënyrë të paligjshme! Ai është e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës'

'Rama e bleu tokën e sarajeve në mënyrë të paligjshme! Ai është e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës'

12:04, 18/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka renditur të gjitha shkeljet ligjore të Kryeministrit Edi Rama dhe të familjes së tij për të përfituar financiarisht nga pushteti, për t'u pasuruar.  

"Nuk pranon të hetohet Edi Rama për sarajet e tij, të cilat janë ndërtuar në një tokë që ai pretendon se e ka blerë me 1.5 dollarë, në një kohë kur toka kushtonte minimumi 20 dollarë në atë zonë, - iu tha Berisha sot, qytetarëve, gjatë bashkëbisedimit Live me ta në Facebook dhe Instagram.

"Por ky është vetëm një aspekt, - nënvizoi lideri i opozitës. -  Aspekti tjetër antiligjor i hapur është se ajo tokë nuk mund të blihej për qëllimet që e ka blerë Edi Rama. Pra, ka shkelur ligjet.

Edi Rama nuk mund të pranojë të hetohet për sarajet e tij, 57 metra të gjatë themelet, të cilat ai i ndërtoi kur kishte të deklaruar në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë të reja.

Edi Rama nuk pranon të hetohet sepse nuk ekziston asnjë burim transparent me se u ndërtuan sarajet. E shoqja deklaroi se është ndërtuar me paratë e ‘Kurbanit’, ndërkohë që për ‘Kurbanin’ nuk ekzistonin fatura tatimore, fatura bankare, fatura ndërtimore.

Më vonë, Edi Rama deklaroi se ka punuar në emigracion. Shumë mirë, po si i solle ato para nga emigracioni? Me cilën bankë i solle? Sa ishin ato para? Cili ishte burimi i tyre?

Je akuzuar se ke shitur ikona të vjedhura. Jo nga unë, por nga Fatos Nano.

Je akuzuar se je burgosur në Francë. Jo nga unë, por nga koleksionisti Gjergji Thimio dhe nuk e ke kundërshtuar kurrë.

A nuk duhet të dinë qytetarët për të gjitha këto?

A nuk duhet të dinë qytetarët se si u ndërtua pallati 5-katësh në sheshin e pallateve nga Linda Rama dhe familja e saj? Për të cilin nuk ekziston asnjë faturë. 

Linda Rama deklaron se është ndërtuar me para gjaku. Po pare gjaku do të thotë para krimi. Nuk e di, unë nuk kam asnjë të dhënë që familjarët e saj janë të implikuar në krime.

Po ajo që duan të dinë shqiptarët është se si u ndërtua pallati.

Dhe sapo Zana Xhuka, ish-kryetarja e ILDKP, ndërmori në përputhje me ligjin, procesin e hetimit të këtyre aferave, Edi Rama e shkarkoi nga detyra në mënyrë antikushtetuese.

Ai e shkarkoi Zana Xhukën, por ama OSBE në raportin e saj deklaroi se Edi Rama ka të fshehura në bankat offshore 200 milionë euro. Dhe kjo deklaratë i përket vitit 2014. Ai kurrë nuk e mohoi këtë.

Po nëse ne nuk përqendrohemi tek Edi Rama, këtu ligj e Kushtetutë nuk ka më.

Edi Rama sot është e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës.

Ne duam të votojmë, Edi Rama nxjerr Bajrët, nxjerr bandat dhe nuk le të votojnë. Edi Rama ka krijuar mekanizmin me të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Ne duam të votojmë dhe Edi Rama shpërndan 683 mijë zarfa për pensionistët, të gjitha të ndaluara me ligj.

Ne duam të votojmë, Edi Rama nuk na lejon të regjistrojmë emrin e partisë në fletën e votimit.

Ne duam të votojmë, Edi Rama ka prerë çdo fond dhe kandidatët garuan pa asnjë qindarkë nga fondet publike.

Pra, ne vota nuk na ka vlerë më. Të drejtat kushtetuese nuk kanë më vlerë. Kur u mohohen deputetëve, imagjino se çfarë ndodh me ju."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco