VIDEO/ Shpenzimet marramendëse të Veliajt/ PD: Pse është i paprekshëm nga SPAK

11:03, 18/11/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike vijoi denoncimin e shpenzimeve marramendëse të zyrtarëve të lartë.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, denoncoi këtë herë shpenzimet e larta të Bashkisë së Tiranës.

Ajo ngriti pikëpyetjen se përse Erion Veliaj është i paprekshëm nga SPAK.

DEKLARATA E PLOTË

Bashkia e Tiranës nga data 6 janar deri me 14 nëntor 2023, ka shpenzuar gjithsej 277.9 miliard lekë. Nga këto:

-Tendera 160 miliard lekë

-Ndihmë ekonomike 2.3 miliard lekë

-Pagesa paaftësie 20 miliard lekë

-Bonuse strehimi 7 miliard lekë

-Shpenzime për ekzekutime të vendimeve gjyqësore dhe për largime nga puna 1.3 miliard lekë

-Shpenzime të pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit 14.4 miliard lekë

-Qiramarrje ambientesh 1.6 miliard lekë

-Likuidim komisionerësh KZAZ 283 milion lekë

-Subvencione për diferencë çmimi për transportin urban të autobusëve 1.9 miliard lekë për 11 operatorë

-23 pagesa për inceneratorin e Tiranës në vlerë 8.4 miliard lekë

-279 pagesa për projekte të ndryshme në vlerën 9.1 miliard lekë

Diferenca janë shpenzime pagash, mirëmbajtjeje, honorare, pritje–përcjellje, udhëtime dhe shpenzime operative…

Lidhur me sa më lart evidentohen:

1.Tendera ku sigurisht nuk mungojnë fituesit e përsëritur për procedura të ndryshme me operatorë klientelistë denoncuar edhe më parë nga PD si kompania me ish pronar Drejtorin e ARRSH dhe të tjera të lidhura me kompaninë e vëllait të deputetit socialist Qefalia, kompania e Drejtorit të MIE Hasalami, kompania e vëllait të kryebashkiakut aktual të Matit etj.

2.Denoncimet e opozitës se Bashkia e Tiranës në zhvillimin e procedurave të prokurimit përqendron fonde publike drejt kompanive të caktuara, i vërteton edhe raporti i KLSH mbi auditimin e kryer për Tirana Parking.

3.Shpenzime për ekzekutime të vendimeve gjyqësore dhe për largime nga puna të cilat u kushtuan shqiptarëve 1.3 miliard lekë.

4.Pagesa për projekte të ndryshme në vlerën 9.1 miliard lekë në favor të qendrave/shoqatave të ndryshme apo subjektesh të tjera të cilave në kundërshtim me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe programin e transparencës për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe strukturat vartëse, nuk kanë fare të publikuar përfituesin e parave por vetëm emra të bankave të nivelit të dytë ku përfituesit kanë llogaritë e tyre.

5.Deri më 26 tetor kanë vijuar pagesat për inceneratorin që nuk ekziston.

6.Denoncimet e opozitës për betonizimin e Tiranës dhe mashtrimit me deklaratat për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë i mbështet Kontrolli i Lartë i Shtetit në “Raportin e Performancës të vitit 2022”.

7.Nepotizëm i pashembullt pranë bashkisë Tiranë duke filluar nga nënkryetarja në drejtorë Drejtorish e përgjegjës sektori apo edhe këshilltarë

8.Pagesa subjektesh privatë nga Bashkia e Tiranës, të lidhura me punëmarrës pranë kësaj bashkie si raste të denoncuara më parë apo të tjerë subjekte të cilët paguhen për maratona në Tiranë dhe kanë pronare edhe bashkëshorten e ish-nënkryetarit gjatë kohës që ky i fundit mbante këtë detyrë.

Partia Demokratike në vazhdë të denoncimeve mbështetur mbi fakte dhe paprekshmërisë së Erion Veliajt, ka disa pyetje publike për SPAK-un:

Çfarë po bëhet me hetimet lidhur me denoncimet e opozitës për manipulime të zgjedhjeve të 14 Majit në Tiranë?

Po për shtrimin me aksion i rrugëve në kohë fushate nga vetë Bashkia e Tiranës e ndërkohë që për të njëjtat zhvilloheshin procedura prokurimi si rasti i rrugës Xhon Belushi, kallëzuar zyrtarisht.

Po për përfshirjen e administratës së bashkisë në fushatë dhe trafikimi i votuesve me zë dhe figurë denoncuar nga emisioni investigativ ‘Piranjat’?

Po për miliardat që vijojnë të paguhen për inceneratorin që nuk ekziston?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco