VIDEO-SYRI TV/ Meta: Raporti i KE, faktoi kapjen e shtetit. Rama po keqpërdor institucionet

16:13, 15/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësua Raportin e Komisionit Evropian si një dëshmi e gjendjes alarmante të korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga Edi Rama. Ish-presidenti kërkoi rikthimin e normalitetit në Kuvend me respektimin e të drejtave kushtetuese të opozitës, ndërsa marrëveshjen Rama-Meloni e cilësoi si një aventurë të Edi Ramës.

Nga SYRI TV

Dëshmi të gjendjes alarmante të korrupsionit dhe të kapjes së shtetit nga Edi Rama, e cilësoi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Në një konferencë për mediat, Meta akuzoi maxhorancën se po keqpërdor institucionet më të rëndësishme të vendit, teksa theksoi se kriza në parlament e shkaktuar prej Edi Ramës do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit

Teksa i cilësoi antiligjore mbledhjet online të komisioneve parlamentare, Meta u shpreh se opozita duhet të bëjë gjithçka për rikthimin e normalitetit në Kuvend, dhe respektimin e të drejtave të deputetëve

Marrëveshjen Rama-Meloni për strehimin e refugjatëve afrikanë në Shqipëri, ish-presidenti e cilëson si një aventurë të radhës së Edi Ramës, që do të sjell pasoja negative për vendin.

Meta komentoi edhe çështjen CEZ-DIA, për të cilën tha se është rikthyer në kuadër të luftës politike të SPAK-ut ndaj opozitës, teksa kishte një përgjigje për ata që kanë krahasuar CEZ-DIA me djegësat.

Meta sqaroi se është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa e akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po bëhet mburojë e qeverisë, e zbaton porosi të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco