Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin në Greqi/ KQZ nuk i ndërpret mandatin

Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin në Greqi/ KQZ nuk i ndërpret mandatin

12:40, 14/11/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shkresë ku rezultoi se kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari nuk kishte deklaruar një dënim, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se shkelja ligjore nuk përbën shkak për të ndërprerë mandatin.

“Ne jemi para një fakti ku subjekti i vetëdeklaruar, tashmë kryetar i Bashkisë së Kuçovës, ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit. Në vlerësimin e tij, ai nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penal apo administrativ në një kohë të caktuar të zhvilluar në territorin e Greqisë.

Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar. Ajo që ka rëndësi, është që kjo e dhënë nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën e ka vendimin përkatës.

Ngelet për t’u diskutuar pse ai nuk e ka deklaruar. Në çdo rrethanë, ka pasur detyrimin për ta deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që prej vitit 2020, ne kemi mbajtur qëndrim që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana dhe shkaqe që nuk e ndalojnë atë të marrin drejtimin e institucioneve publike”, tha midis të tjerash kreu i KQZ.

“Ndaj vlerësoj që nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë së Kuçovës t’i ndërpritet mandati”, nënvizoi Celibashi.

Çështja ndaj kryebashkiakut të Kuçovës u shqyrtua pasi Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një dënim në vitin 1999 nga Gjykata e Janinës në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kreshnik Hajdari, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e KQZ së bashku me avokatin e tij Theodhori Sollaku, nëpërmjet mbrojtësit të tij ligjor pretendoi se nuk kishte shkak për ndërprerjen e mandatit pasi në vitin 1999 ka qenë i mitur dhe nuk ka patur dijeni për një vendim gjyqësor nga pala greke.

Por për avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ligji i Dekriminalizimit është i qartë, që mandati duhetj ndëprerë pasi vendimi i formës së prerë duhet deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, gjë që nuk ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco