‘Lidhjet me Iranin’/ Pushohet gjykimi për padinë e Veliajt ndaj Berishës, Kaso: Akuzuesi nuk u paraqit

12:25, 14/11/2023
A+ Aa A-

Pushohet gjykimi lidhur me padinë për shpifje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha.

Shkak sipas avokatit të këtij të fundit, Ivi Kasos u bë mungesa për të dytën herë Veliajt dhe avokatëve të tij.

Kryebashkiaku e bëri kallëzimin mbi një deklaratë të Berishës “për lidhjet e Veliajt me Iranin”

“Zoti Berisha e ka bërë të qartë qëndrimin e vet në respekt të të gjithë rregullave,” tha Kaso.

“Duhej të ishte akuzuesi që të kishte vullnetin të paraqitej përpara gjykatës,” shtoi Kaso.

NJOFTIMI ZYRTAR

1.Viktima akuzuese, ErjonVeliaj, më datë 02.10.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor tëtë akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliajn, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

2. Në datën 14.11.2023 ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore në respektim të nenit 338 të K.Pr.Penale. Në këtë seancë nuk u paraqit viktima akuzuese Erion Veliaj pa shkaqe të arsyeshme, ndërkohë që i akuzuari Sali Berisha bazuar në nenin 351 pika 1 të K.Pr.Penale pasi kishte marrë dijeni të rregullt për seancën pajtimore me Deklaratën Noteriale Nr. 2797 Rep., dhe Nr. 986 Kol., datë 20.10.2023 kërkoi që seanca të zhvillohej në prani të mbrojtësi të tij të zgjedhur me prokurë të posaҫme.

3. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387tëK.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 76, datë 14.11.2023, vendosi:

Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 109, datë regjistrimi 02.10.2023, me Viktimë akuzues: ErionVeliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco