KAFE SHQETO/ Shkarkimi i Sekretares së Jashtme britanike, kryetari i PD në UK: Dështoi në politikat e emigracionit!

10:43, 14/11/2023
A+ Aa A-

Për të folur për shkarkimin e ministres së jashtme, Suella Braveman në Britaninë e Madhe, lajm që ishte në qëndër të të gjitha mediave botërore, ditën e djeshme, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV, KAFE SHQETO, kryetari i Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe, Shkëlzen Rustemaj.

Rustemaj u shpreh ndër të tjera se Braveman ka dështuar në politikat e emigracionet dhe se largimi i saj ishte për shkak të presionit të partisë të saj, Partia Konservatore.

Rustemaj: Shkarkimi i Suella Braveman është pritur muaj më parë sipas informacioneve që kanë qenë është pritur për shkak të gjuhës që ka përdorur me shqiptarët dhe kundër shqiptarëve në të gjitha daljet po ashtu dhe me komunitetet tjera.

Gjithsesi ne na vjen mirë që u shkarkua, i  dëshirojmë  rrugë të mbarë dhe sa më larg Partisë Konservatore, pasi ajo ka qenë një zë shumë agresiv dhe megjithëse ne si degë e kemi takuar atë në një takim të konservatorëve dhe i kemi kërkuar ndryshimin e saj të kursit.

Mendoj që ajo u larguar nga presioni në rritje i konservatorëve tradicional që u rreshtuan së bashku të gjithë për ligjërimet e saj që kanë qenë dhe kanë ulur reputacionin e kësaj partie. Ajo dështoi në politikat e emigracionet ashtu dhe në zbatimin e marrëveshjeve. Gjykatat në të shumtën e rasteve i kanë rrëzuar nismat e saj kundër të Drejtave të Njeriut shumë e shumë të tjerave. Në fakt kjo është një goditje e fortë për kryeministrin e britanik Rishi Sunak, i cili sipas meje është i interesuar ta mbajë por është edhe i shtërnguar ta largojë atë.

Britania e Madhe në të gjitha kohërat ka shënuar një progres dhe ka mbajtur një seriozit të madh për afro një dekadë që ka ndërruar shumë herë lidershipin duke u qëndruar besnik rregullave partiake.

Në asnjë rast nuk janë mënjanuar nga partia e tyre por kanë qëndruar aty dhe kjo tregon edhe më së miri dhe rikthimin e David Kamerun në postin e Sekretarit të Jashtëm, por që flitet që do jetë kandidati kryesor për kryeministër vitin që vjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco