Berisha: Opozita është shtylla e sovranitetit të vendit, ai s'preket kurrë

Berisha: Opozita është shtylla e sovranitetit të vendit, ai s'preket kurrë

09:22, 14/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast dje në Kavajë, në kuadër të turit ‘Opozita në aksion’.

Ai u përgjigj edhe interesit të qytetarëve për çshtje të tilla si bashkimi i opozitës.

“Tani, rrethanat të cilat më detyruan mua të kthehem, i keni të gjithë të qarta. U ktheva në një moment kur e pashë që opozita po shndërrohej totalisht në një shtojcë të Edi Ramës.

Jam përpjekur shumë me bashkëpunëtorët e mi që ky kthim të krijonte përçarjen më minimale të mundshme, dhe mendoj se ndoshta jo me shpejtësinë e duhur, por në mënyrë të pandalshme procesi i bashkimit po ecën dhe po ndodh, dhe do ndodhë.

Jam plotësisht dakord me ty, ne nuk kemi asnjë demokrat për të humbur, por kërkoj mirëkuptimin tuaj.

Ata të cilët ndërtojnë parajsën e tyre duke shkelmuar interesat tuaja, ata janë armiqtë tuaj, pavarësisht se me çfarë ngjyre iu paraqiten ju. Më vjen keq që po kthehem te vetja imë.

Kur më kërkuan mua në datën 20 prill të 2021, Edi Rama dhe Lulzim Basha më dërguan të huaj në zyrë për të më pyetur: pas këtyre zgjedhjeve në qoftë se PD nuk i fiton zgjedhjet çfarë do mendoje ti për një koalicion?

Unë i thashë: nuk mund të jem dakord unë me këtë. Pyetja e dytë: po çfarë do bësh ti në qoftë se ndodh? Do t’i kundërvihem me të gjithë fuqitë e mia, unë një zë jam, se nuk kam ndonjë funksion, por këtu nuk do të pranoj se kjo është një gjë për vendin tim, për demokracinë, për shqiptarët. Kjo është të vrasësh çdo shpresë dhe të vendosësh një kupolë të tmerrshme mbi ta.

Kjo mjaftoi për të shpallë Sali Berishën brenda muajit non grata. Ajo nuk u përgatit, ishte gatshëm, po për t’u firmosur dhe unë çfarë mësova nga ajo?

Mësova se opozitën po e merrnin peng, por tani unë tani ata nuk mund ta pranoja kurrë, sepse opozita për çdo shqiptar që i thotë Shqipërisë, Shqipëri është shtyllë e sovranitetit të saj.

Dhe për atë sovranitet, shqiptarët janë vrarë, shqiptarët janë burgosur, shqiptarët janë internuar, shqiptarët kanë bërë sakrificat më të mëdha. Ai nuk mund të preket, pa u shndërruar ky vend në koloni, kurrë, kurrë.

Ti që i shkatërron një kombi opozitën, çfarë ka ndodh më falni se jemi këtu, hidhni pak sytë këto 11 vite 1 milionë shqiptarë të larguar. Por po të kishte patur opozitë të vërtetë nuk ishin larguar, u them unë ju. Po ky 4 vjet është, ikën ky vjen opozita.

Por, opozita mendonte në 2021, jo si të fitonte zgjedhjet, por si të bënte koalicion me Edi Ramën.

Pra, me këtë segment i cili përfaqësohet nga ai që quhet Lulzim Brava, ne nuk mund të pajtohemi kurrë. Nuk ka patur opozitë të ketë një armik më të egër se sa ne Edi Ramën. Nuk ka patur. Ky shfryn ndaj nesh të gjithë urrejtjen atërore, të gjithë urrejtjen e bllokmenëve mizorë. Çfarë bëri ky? Ky na mori emrin, na mori vulën. Ky njësoj si nazistët në kampe përqendrimi që iu hiqnin emrat hebrenjve dhe iu jepnin numra për t’i denatyruar, për t’i shkatërruar identitetin.

Dhe ky thotë, nuk jeni ju Partia Demokratike.

Miqtë e mi!

Me të drejtë mund të ketë patur prej jush që kanë menduar: po ky, pse nuk gjen një emër tjetër? Emër tjetër, pse do Edi Rama të marrim emër tjetër? Jo, do përballemi me të ne. Se ne jemi në të drejtën e Zotit dhe nuk do pranojmë kurrë. Për ta ndërruar emrin e ndërrojmë vetë ne, jo ta ndërrojë një armik si ai.

Ndaj edhe ju ftoj ju tani, pyetjes së dytë. Përgjigja për pyetjen e dytë.

E vërteta është që po bëjnë përpjekje shumë të mëdha, dhe është një numër i konsiderueshëm të rinj dhe personalitetesh të shkolluar brenda dhe jashtë që po bashkohen me PD, por këtu mos prisni gjithçka nga Sali Berisha. Secili nga ju ka detyrën e tij të bëjë të njëjtën gjë.

Ju së bashku, njihni më shumë se unë. Po të ulemi të shkruajmë tani në një detyrë se kë njoh unë personalitet të shquar, djalë, vajzë, zonjë që duhet të bashkohet me ne, unë ju bëj një listë, por ju të gjithë së bashku bëni një listë 10 herë më të madhe se timen.

Ta ripërtërijmë PD. Mos harroni se, si ishim ne në vitin ’90-’91 kur përballeshim. Parti kishim emrin ne. Tani jemi parti, po atëherë ishim një lëvizje. Po kapnim njëri-tjetrin, afronim njëri-tjetrin, ecnim së bashku. Edhe tani, kjo kohë është kundër diktaturës.

– Së pari, ajo lëvizje që ka nisur në parlament, të garantoj se është lëvizja më e ndershme, më e drejtë pas përmbysjes së komunizmit në memorien time. Së dyti, ajo lëvizje është pa kthim, por mbështetja juaj është vendimtare, dhe unë jam i bindur që ju do e mbështesni dhe ne do fitojmë.

Së treti, promovimi, avancimi i të rinjve, i ekspertizës më të mirë dhe i të rinjve të shkolluar brenda dhe jashtë është dhe mbetet qëllim kryesor i PD dhe po punohet çdo ditë, dhe do punohet çdo ditë në këtë drejtim.

Por miqtë e mi, ku jemi sot, duhet të themi të vërtetën. Cila është detyra jonë e para sot? Detyra e parë e jona është të vrasim frikën për fatkeqësinë tonë. Detyra e parë e jona është të vrasim frikën.

Kavaja në ’90 ishte e para që vrau frikën, dhe vrau frikën jo vetëm për vete, por edhe për shqiptarët. A ekziston frika sot? Ju garantoj se ekziston si një vello e zezë mbi këtë vend, ndaj edhe krahas përpjekjes sonë për të vrarë frikën dhe kthyer shpresën mos harroni kurrë: jemi shpresa e fundit për shqiptarët, shpresa nuk vdes kurrë dhe ne do fitojmë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco