Ish-studentja surprizon Berishën në Kavajë:  Ju nuk keni ndryshuar aspak. Jeni ai profesor që ka qenë energjik. Jeni aktiv, me vizion, me ideale me ide

Ish-studentja surprizon Berishën në Kavajë: Ju nuk keni ndryshuar aspak. Jeni ai profesor që ka qenë energjik. Jeni aktiv, me vizion, me ideale me ide

19:23, 13/11/2023
A+ Aa A-

Një nga qytetarët e pranishëm në takimin e zhvilluar të ish-kryeministrit, Sali Berisha me qytetarët e Kavajës ishte dhe një ish-mjeke.

Ajo u shpreh se ka qenë studente e Sali Berishës. Ish-mjekja tha se, Berisha nuk ka ndryshuar aspak dhe se, është po i njëjti profesor që ka qenë energjik.

“Jam një ish-studentja juaj. Dua t’ju them që ju nuk keni ndryshuar aspak. Jeni ai profesor që ka qenë energjik. Jeni aktiv, me vizion, me ideale me ide, dhe prandaj ju i duheni të djathtës. Kavaja luftoi e para në Shqipëri për përmbysjen e regjimit, që tha Shqipëria të bëhet si Europa. Ju do të na drejtoni, të na prini përpara në këtë betejë që them se do të jetë e pakthyeshme.”, tha ish-mjekja.

Ky mund të themi se ishte një moment surprizuas për Berishën. Pas fjalës së ish-mjekes, Berisha e falenderoi atë dhe tha se besimi i tij tek fitorja është i pakthyeshëm.

“Të falenderoj për ndërhyrjen dhe thirrjen. Ju siguroj që besimi im tek fitorja është i pakthyeshëm. Siç theksova në fillim, për të djathtën mbështetja e kavajës është jashtëzakonisht e rëndësishme. Protestë deri në fitore! Protestë deri në fitore! Protestë deri në fitore!”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco