Berisha: Rama harron se s’ka gjë në botë që mund të mposhtë demokratët dhe Sali Berishën në betejën e tyre

Berisha: Rama harron se s’ka gjë në botë që mund të mposhtë demokratët dhe Sali Berishën në betejën e tyre

19:05, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Sali  Berisha, në takimin me demokratët në Kavajë me temë ‘Opozita në Aksion’, ngriti alarmin edhe njëherë tjetër se sot në Shqipëri është vendosur narkodiktatura, mobokracia, sundimi i bandave.

Sipas Berishës, në tre vite hetime për ish-kryeministrin nuk u gjet asnjë asnjë shkelje ligjore nga SPAK, ndërkohë që i kujtoi Edi Ramës, se s’ka gjë në botë që mund të mposhtë demokratët dhe Sali Berishën në betejën e tyre.

Berisha: Kthehemi prape të Ronald Regan: Një gjeneratë mjafton për të humbur demokracia.

Sot në Shqipëri është vendosur narkodiktatura, mobokracia, sundimi i bandave.

Çfarë demokracie ka, kur vota e qytetarëve shndërrohet në krim dhe krimi shndërrohet në votë?

Çfarë demokracie ka, kur edhe ato vota që kanë mandatuar deputetë, nuk vlejnë asgjë, nuk kanë asnjë efekt, sepse Edi Rama i bën të paqena. Shkel Kushtetutën.

Çfarë demokracie ka, kur për të mposhtur këtë lëvizje, vendos masa sigurie, në aktin më të turpshëm ndaj kryetarit të opozitës, për të cilin 3 vite hetime, nuk kanë gjetur asnjë shkelje ligjore, nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të përbëjë shkelje ligji, që të mund të ngrejë padi penale. Jo. Por si person në dyshim, si armik, do i përcaktoj këto masa.

Ai harron se nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë demokratët, Sali Berishën në betejën e tyre.

Sot është koha e guximit qytetar. Është koha e sakrificës qytetare. Është koha të ngrihemi kundër këtij regjimi dhe t’i japim duart, siç i dha Kavaja e para, dhe pas Kavajës Shqipëria, 30 vite më parë, regjimit më të shëmtuar që Europa kishte njohur në histori.

Edi Rama nuk pranon të hetohet sepse sarajet e Surrelit, me 57 metra të gjatë themel, i ka ndërtuar kur në dokumente zyrtare ka pasur gjithsej, të deklaruara, 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Nuk pranon të hetohet se Linda e tij, ka ngritur në shehsin e pallateve, pallatin 5-katësh dhe nuk ka absolutisht asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, të asnjë lloj. Se e ka ndërtuar Edi Rama me gjobëvënie te ndërtuesi.

Ai që mendon se ne po merremi me personale, jo mo jo, ne po merremi për interesin jetik tuaj. Se nëse e tolerojmë ne këtë, ai, mbi qytetarët, mbi vendin do vazhdojë të bëjë gjëmën.

Por ne kurrë nuk do e lejojmë atë.

Sot ne jemi në protestë në parlament. Por sot Shqipëria ka nevojë për Kavajën në këmbë.

Kavaja u çlirua e para. Kavaja votoi kryetarin e saj të bashkisë dhe nuk u mposht as nga bandat, as nga paratë e krimit të Edi Ramës.

Kavaja është në mision, në mision kombëtar të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

Të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco