VIDEO/ Brisida Shehaj: Arlisi, apo kulla pas sahatit, nuk paguajnë sepse kanë lidhje me pushtetin

18:29, 13/11/2023
A+ Aa A-

Brisida Shehaj e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se bashkia e Tiranës ka paguar miliona euro të landfilli në Sharrë, sepse depoziton mbetjet e çdo pune.

Sipas Shehajt, si kompania që ndërton kullën pas Sahatit të Tiranës, dhe kompania Arlis Ndërtim nuk paguajnë lekë për mbetjet e tyre, sepse janë të lidhur me pushtetin.

‘Bashkia e Tiranës ka paguar miliona euro, sepse kur bashkia dhe ujësjellësi kur çan një rrugë, çfarë do lloj mbetje që është e dërgon në landfill. Kemi dy momente.

Denoncimin me email të Belind Këlliçit, kur edhe atje, përgjigja ishte që me urdhër të Zotos do të bëhet falas për llogari të bashkisë së Tiranës dhe u arrit të zbulohej, dhe unë sot kam lexuar shkresën që ka bërë gati grupi i ekspertëve për kallëzim të dytë, sepse ka falsifikime dhe janë implikuar këshilli i ministrash, ndryshime VKMSH-së, drejtorë që më pas janë bërë zv/ministra.

Dhe Arlisi kur hapte gropën, quhej si punim për bashkinë Tiranë dhe nuk paguante asnjë para. Kemi edhe këtë rast që mjetet e bashkisë së Tiranës, që shkojnë e pastrojnë mbetjet aty. Sepse çdo kamion që shkon në landfill, peshohet e regjistrohet. Por kur bëjnë rakordimet bashkia, bashkia e kishte quajtur si të veten dhe bashkia nuk e gjen në letrat e saj. Dhe përgjigja që vjen nga inceneratori ishte, se kjo do të quhet për llogari të bashkisë Tiranë, me urdhër të Zotos sepse është për kullën për kantierin pas Sahatit.

Inceneratorin po shoku Erion e menaxhon. Nëse kur hapet rruga te shtëpia ime, bashkia ka paguar miliona euro. Kulla si Arlisi, apo kulla pas sahatit, nuk paguajnë ata, sepse kanë lidhje me pushtetin’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco