Kalaja: Pezullimi i procesit sjell efekte pozitive për PD, vendimet e Bashës pas 2 Shtatorit dalin nul

Kalaja: Pezullimi i procesit sjell efekte pozitive për PD, vendimet e Bashës pas 2 Shtatorit dalin nul

17:59, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e komisionit të apelimit, Adriana Kalaja  ka deklaruar se pezullimi i marrjes së vendimit nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është në favor të Partisë Demokratike, duke bërë që të gjitha vendimet e marra nga Lulëzim Basha pas datës 2 Shtator të jenë të rrëzuara.

E ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Kalaja shprehet se, me dëshirë apo pa dëshirë të Edi Ramës, vendimmarrjen sot sipas ligjit e ka Gazmend Bardhi, gjithashtu ligjërisht është kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike.

“Ishte një proces i cili u pezullua, proces në të cilin ishin 3 palë. Kishim një kërkues që quhej Lulëzim Basha i cili pretendonte të regjistronte pranë regjistrit të partive politike vendimet e marra në atë grumbullimin që bëri ai, se s’mund ta quajmë Kuvend, më 2 shtator. Ne jemi dëshmitar të gjithë kësaj periudhe dhe jo më kot zonja Lindita Nikolla e ka pezulluar  marrjen e vendimit. Është dhënë një vendim që kryetari i grupit zgjidhet nga deputetët dhe jo nga partia dhe me këtë kërkesë që kishte bërë zoti Basha në Gjykatën e Tiranës kërkonte që edhe vendimmarrja e zonjës Lindita Nikolla të ishte që kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike  është zoti Basha meqënëse këtë vendim e  ka marrë Gjykata  e Tiranës.

Pasoja e këtij pezullimi ka efekte shumë pozitive për të gjithë mbarëvajtjen e Partisë Demokratike.

Së pari, të gjitha vendimet që ka marrë zoti Basha pas datës 2 Shtator ndalin nul sepse ai nuk është më, nuk quhet i rizgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike. Automatikisht, do apo s’do Edi Rama. Do apo s’do Lindita Nikolla, kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike është Gaz Bardhi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco