Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama e 'pranon' kontrollin e plotë mbi drejtësinë: Thonë që drejtësinë e solli Amerika. Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, që është PS

Rama e 'pranon' kontrollin e plotë mbi drejtësinë: Thonë që drejtësinë e solli Amerika. Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, që është PS

17:59, 13/11/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka vijuar me Asamblenë shëtitëse të Partisë Socialiste, këtë herë në Pogradec.

Ashtu si në Asambletë e mëparshme Rama ka marrë pronësi të plotë mbi drejtësinë, teksa ka thënë se ka vetëm një forcë mbi tokë që ka bërë drejtësinë, dhe ajo nuk është Amerika, por Parti Socialiste.

Edhe pse Rama përpiqet të bëj lojëra fjalësh për drejtësi të pakontrolluar, ai vazhdimisht jep mesazhe se gjyqtarët dhe prokurorët janë aty falë atij dhe Partisë në pushtet dhe kjo drejtësi nuk quhet e telekomanduar sipas Ramës përsa kohë këto organe të drejtësisë nuk i afrohen atij.

Rama u shpreh se në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i të paprekurit dhe drejtësia ka nisur të marrë pamje tjetër duke fituar besimin e qytetarëve. Por të gjithë e shohin se i paprekuri dhe komanduesi i madh i drejtësisë është ai vetë.

“Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm dhe kjo si erdhi? Erdhi nga qielli? Ka disa që thotë e solli Amerika. Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, që është PS. Dhe PS e ka pasur gjithmonë prirjen për të menduar më shumë për shtetin se të gjitha forcat e tjera politike”, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco