‘Afera e Inceneratorit të Tiranës, Fierit, Elbasanit’/ Fundo: Kraja ndau dojen! Mbesa e tij vartësja e Taulant Tushes

17:59, 13/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Elvi Fundo ka folur për zhvillimet brenda SPAK, ku u raportua nga CNA.al se prokurori Arben Kraja ka dhënë dorëheqje nga hetimi i dosjes së inceneratorit të Tiranës.

Gazetari Fundo, sqaroi se sipas investigimit të bërë, rezulton se po thuajse të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët rezultojnë se i kanë familjarët e tyre të afërt të punësuar në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet shtetërore, duke dalë hapur në konflikt interesi.

Duke u ndalur te dosja e inceneratorëve, Fundo u shpreh se në kohën kur Arben Kraja drejtonte SPAK e ka pasur në dorë të shpërndajë çështjen, ka pasur në dorë që çështjen ta bashkojë dhe ta bëjë grup të strukturuar kriminal por dosja ndahet dhe rastësisht na dalin nipër mbesa dhe familajarë të ngushtë që punojnë në shtet.

Fundo: I është bërë një shërbim grupit kriminal të inceneratorëve duke e ndarë dosjen duke e copëtuar këtë të fundit. Dhe ne donim të kuptonim a ka lidhje të drejtëpërdrejta nga prokurorët apo gjyqtarët e SPAK me qeverinë dhe ne kemi investiguar thuajse të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e këtij institucioni. E filluam me zotin Arben Kraja i cili na u përgjigj duke thënë se nuk kishte konflikt interesi pasi nipi i tij ishte larguar dhe mbesa kishte filluar punën në bashki para se ky të merrte detyrën.

Për mua zoti Arben Kraja nuk duhet ta kishte pranuar të ishte pjesë e hetimit për inceneratorin e Tiranës për asnjë arsye, mbesa e tij është vartësja e të famshit Taulant Tushe, një nga drejtorët që përflitet që e ka dosjen shumë të trashë në SPAK dhe jo vetëm për inceneratorin, apo zoti Klodian Braho i cili ka të punësuar bashkëshorten në Bashkinë e Tiranës, ne ia kemi çuar pyetjet zotit Braho por ende nuk është përgjigjur. Apo prokurorë të tjerë si Vladimir Marra etj. gjyqtarë të cilët rezultojnë se kanë familjarët e tyre, motra, vëllezër, nipa, mbesa të punësuar në institucionet shtetërore shqiptare. Pra ne kemi të gjithë prokurorët që i kanë familjarët të punësuar por jo në rastet kur kanë konfliktet e interesit.

Kur Arben Kraja drejtonte SPAK e ka pasur në dorë të shpërndajë çështjen, ka pasur në dorë që çështjen ta bashkojë dhe ta bëjë grup të strukturuar kriminal por dosja ndahet dhe rastësisht na dalin nipër mbesa dhe familajarë të ngushtë që punojnë në shtet.

Pse nuk kemi deri tani hetime të thelluara në lidhje me Ëngjëll Agaçin, që është Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, të Fierit apo Elbasanit, në lidhje me ministra dhe zyrtarët të tjerë dhe ajo që është më e çuditshmja është se këta jo vetëm e mohuan çështjen e inceneratorëve në fillim, pastaj e pranojnë sikur e kanë zbuluar vetë dhe në fund duan të besosh të vërtetën që ata thonë dhe kjo ka qënë arsyeja që ka ndodhur e gjithë kjo historia e inceneratorëve sepse prej disa kohësh kërkohet që ne të besojmë të vërtetën për inceneratorët që na thonë papagajtë e Edi Ramës të qeverisë dhe informacion që është gjysëm i vërtetë dhe i manipuluar ku duan ti vënë kapakun me Mirel Mërtirin dhe Arben Ahmetaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco