VIDEO-SYRI TV/ Opozita bllokon mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Bardhi: Hyseni, të raportojë për TIMS-in

17:49, 13/11/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca e zhvendosi online mbledhjen e komisionit të sigurisë, ku do të raportonte drejtuesja e SHISH, pasi deputetët e opozitës protestuan sërish, duke kërkuar rikthimin e të drejtave kushtetuese Online u zhvilluan të gjitha mbledhjet e komisioneve parlamentare, ndërsa garda sërish ndaloi deputetin demokrat Edmond Spaho, të hynte në kryesinë e kuvendit, për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Nga SYRI TV

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, duke protestuar sërish për rikthimin e të drejtave të saj kushtetuese. Opozita nuk lejoi zhvillimin normal të mbledhjes, ndërsa Partia Socialiste, e zhvendosi online, mbledhjen e komisionit të sigurisë, ku do të raportonte, kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni.

Përgjatë kësaj të hënë, socialistët I zhvilluan të gjitha mbledhjet e tjera të komisioneve online. Miratimi i projektbuxhetit dhe paketës fiskale, në komisionin e çështjeve europiane atë të ekonomisë, ligjeve dhe veprimtarive prodhuese, u miratuan në zoom, pa diskutime dhe në prani vetëm të deputetëve të mazhorancës.

Nga ana tjetër, Garda e Republikës, përsëriti të njëjtën sjelle, duke mos lejuar deputetin demokrat Edmond Spaho, ti bashkohej mbledhjes së grupit të PD. Me argumentin se është i përjashtuar, Garda ndaloi hyrjen e Spahos në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco