VIDEO-SYRI TV/ Agron Duka flet për aksionin e opozitës: Shkak kushtëzimet e mazhorancës

17:46, 13/11/2023
A+ Aa A-

Aksioni opozitar ka ardhur për shkak të kushtëzimeve që mazhoranca poi  bën opozitës për nismat ligjore në kuvend. Kështu u shpreh Agron Duka nga Fieri, duke shtuar gjithashtu se aksioni opozitar nuk lidhet me çështjen në SPAK të kreut të PD Sali Berisha. Duka i bëri thirrje gjithë spektrit opozitar për t`u bashkuar në aksionin kundër qeverisë Rama.

Nga SYRI TV

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i kërkon të gjithë faktorit opozitar të bashkohet kundër mazhorancës. Sipas kreut të PAA-s, i gjithë aksioni opozitar në Kuvend, ka ardhur për shkak të kushtëzimeve që mazhoranca dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i kanë bërë opozitës duke i rrëzuar kërkesat për komisionet hetimore.

Sipas Agron Dukës, e gjithë opozita duhet të bashkohet dhe të bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme kundër Edi Ramës.

Agron Duka ka komentuar edhe marrëveshjen për emigrantët ndërmjet kryeministrit shqiptar dhe kryeministre së Italisë, duke e cilësuar një marrëveshje jo transparente, të pakonsultuar dhe pa baza ligjore.

Këto deklarata, Agron Duka i bëri nga pylli i Pishporos në Fier, ku mori pjesë në një aksion për mbjelljen e 1 mijë fidaneve pishe, pas zjarrit që shkrumboi këtë pyll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco