Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

DOKUMENTI/ Ja emaili që fakton skandalin e Veliajt me thjeshtrën e Ramës për inertet e kullës

DOKUMENTI/ Ja emaili që fakton skandalin e Veliajt me thjeshtrën e Ramës për inertet e kullës

12:50, 13/11/2023
A+ Aa A-

Sharra është kthyer në një minierë ari për shkak se aty po depozitohen të gjitha dherat dhe inertet që dalin nga ndërtimet e shumta që kanë pushtuar Tiranën.

Teksa ndërtuesit ankohen për këtë skandal të rëndë korruptiv, një dokument i publikuar nga kreu i opozitës, Sali Berisha, provon se kush janë pronarët e vërtetë të ‘minierës së arit të Sharrës’.

Berisha tregoi një email, ku shihet se si për dherat dhe inertet e kullës që po ndërtohet pranë Sahatit të Tiranës, paguan vetë Bashkia e Tiranës.

Kjo për shkakun e vetëm se kulla në fjalë është projektuar nga kompania 51N4E, ku punon thjeshtra e Edi Ramës, Rea Xhillari, e cila ka marrë dhjetëra tendera në shkelje të plotë të Kushtetutës.

Kështu, në dokument shihet se si më datën 20 maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgon një email Namik Simixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve.

“DPN1, faturë numër 0066964, datë 2.5.2019 nuk është hedhur në tabelën përmbledhëse të javës,” thuhet në email.

Pesë minuta më vonë, Namik Simixhiu iu dërgon këtë email Denisa Tollkuçit, punonjëse e Klodian Zotos.  Pas dy orësh vjen përgjigja në email, ku një kopje CC është përcjellë edhe Klodian Zotos.

“DPN1, faturë numër 006964, datë 2.5.2019 është depozitim, i cili është kryer falas për llogari të Bashkisë së Tiranës”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco