INTERVISTA në SYRI TV/ Marrëveshja Rama-Meloni, eksperti italian: Mendimi im është krejtësisht negativ…Shqipëria vend parkimi

21:06, 12/11/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë në Syri TV për të folur për marrëveshjen Rama – Meloni, me gazetaren Armela Ferko ka qene i ftuar eksperti më në zë në Itali që është ndalur vazhdimisht tek çështjet e të drejtave të emigrantëve, President i konsorciumit italian të solidaritetit Gianfranco Schiavone.
 
A shikoni ndonjë shpresë dhe çfarë ka që nuk shkon tek një marrëveshje si kjo dhe a do ta zgjidhet tek e fundit çështja e emigrantëve ne Lampeduza apo cdo pike e nxehtë në Itali?
 

Gianfranco Schiavone: Jo mendimi im është negativ absolutisht. Si nga pikëpamja praktike ashtu edhe juridike e ve ne vështirësi për transportin e personave. Krijon një kaos paradoksal. Pra mendimi im është krejtësisht negativ. Por kryesorja është ligjshmëria e kësaj marrëveshje. Gjithçka do te ekzaminohet në emër te së drejtës evropiane. E kjo nuk mund të zbatohet në Shqipëri. Ndodhemi përballë një marrëveshje që është e pamundur. Pasi njerëzit nuk ndodhen në Shqipëri. Qëllimi është të ofrosh mbrojtje. Por njerëzit sillen me një qëllim keqdashës për këta njerëz për këta emigrantë. E bëjnë me dashje që të mos ketë mbrojtje për emigrantët e jo për të shtuar mbrojtjen.
 
Pasi ju keni parë gjithçka deri tani për këtë marrëveshje. Keni arritur të kuptoni, pse në Shqipëri e jo në Itali këto qendra. Pse një marrëveshje protokolli ekstraterritoriale.
 
Gianfranco Schiavone: Qëllimi është pikërisht ai që të përpiqen të ndalojnë aksesin e këtyre personave azil kërkues në Itali. Dhe për fat të keq është një strategji që për fat të keq zbatohet në Evropë. Shumë vende duan ta zbatojnë. Kemi Britaninë e Madhe më Ruandën ose Austrinë, ose ligjin danez te disa viteve me parë por nuk janë zbatuar. Marrëveshja britanike është rrënjësisht e paligjshme. Këto kanë diçka të përbashkët për të ndaluar azilkërkuesit të hyjnë në BE. Duan ti mbajnë jashtë e të sjellin në vendin e tyre vetëm ata që u njihen të drejtat.
 
Çfarë parashikon marrëveshja për transportin pasi ju keni shkruar se mund te ketë edhe refugjatë të tjerë?
 
Gianfranco Schiavone: Po në marrëveshje mund te thuhet se ka refugjatë të transportuar me mjete, në të vërtetë është një kuti e pambushur me dashje që të futen gjithçka brenda. Në këtë rast Shqipëria mund te shërbente si një qendër, depozitë për periudha kohore të kufizuara.
Do të bëhej një problem edhe për Shqipërinë. Pasi për këta njerëz do te jetë një ferr.
 
Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco