‘Rinisë t’i flitet për komunizmin’/ Aktivistja nga Durrësi ngre alarmin në takimin ‘Opozita në Aksion’

20:42, 12/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e djeshme takimin e parë në Durrës me temë ‘Opozita në Aksion’.

Gjatë këtij takimi, në fjalën e saj, aktivistja Viola Kapidani ka theksuar se është shumë fatkeqësi që sot pas 33 viteve akoma diskutohet për pluralizmin në Shqipëri, ku sipas saj kjo vjen nga fakti që nuk u bë shkëputja totale me komunizmin.

‘Doktor mendoj që tani është detyra juaj, që në veçanti rinisë t’i flitet për komunizmin, sepse nuk e dinë ç’është komunizmi dhe sot gjithë bijtë e tyre na qeverisin përsëri. Me histori të shkruar nga historianë si Pëllumb Xhufi, apo si Paskal Milo nuk kanë çfarë mësojnë’, u shpreh Kapidani.

Postimi i plotë:

Fjala e Viola Kapidani nga takimi Opozita në Aksion, Durrës.

Doktor Berisha përshëndetje, kënaqësi që jam gjithmonë prezene në takimet e juaja. Unë jam Viola Kapidani, një aktiviste qëkur ligji ma ka lejuar 18 vjeç. Kur ka ardhur demokracia që është bërë lëvizja kam qenë vetëm 6 vjeç, opozitë kam bërë që në atë moshë në shtëpi se jam rritur me këtë frymë. Shumë fatkeqësi që sot pas 33 viteve ne akoma diksutojmë pluralizmin në Shqipëri, dhe mendoj që kjo vjen nga fakti që nuk u bë shkëputja totale me komunizmin.

Doktor mendoj që tani është detyra juaj, që në veçanti rinisë t’i flitet për komunizmin, sepse nuk e dinë ç’është komunizmi dhe sot gjithë bijtë e tyre na qeverisin përsëri. Me histori të shkruar nga historianë si Pëllumb Xhufi, apo si Paskal Milo nuk kanë çfarë mësojnë.

Kështu që ju siguroj që t’i flisni rinisë për komunizmin se vetëm kështu do bëhet shkëputja totale me të.

Mblidhni bazën, zgjidhni njerëz me integritet që nga kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve se ato janë personat e parë që qytetarët përplasen dhe ballafaqohen. Sepse këto do jenë nesër që do kërkojnë karriget e tyre kur ju të vini në pushtet dhe po këto do jenë ato që fatkeqësisht i kanë mbyll derën qytetarëve. Ju uroj shumë suksese.

Siç tha zotëria atje, ju jeni e tashmja, por edhe e ardhmja akoma.

Berisha: Unë të falenderoj për sugjerimin, dhe në një nga gjërat që unë mbaj në mendje gjithnjë është një samit i qendrës së djathtë në pranverëne  vitit 1991 në Paris. Unë kisha 4-5 muaj në politikë, dhe natyrisht nuk njihja asnjë prej tyre.

Ishte Thetçer, ishin të gjithë kryeministrat. Por në atë samit, ngrihet në atë kohë kryetari i Bashkisë së Parisit, Zhak Shirak dhe thotë: Prania e Sali Berishës sot këtu midis nesh është simboli i revolucionit në Europë.

Tani inë isha 4-5 muaj në politikë edhe thashë mirë, pse ma bëri këtë kompliment.

Në fund del deklarata e samitit, dhe deklarata thotë që përshëndet rrëzimin e diktaturës në Shqipëri dhe e cilëson Enver Hoxhën, ishin 37 parti të qendrës së djathtë të Europës, Hitleri shqiptar i pasluftës.

Rrëzimi i Enver Hoxhës është një fitore për të gjithë Europën. Ai regjim ishte regjimi i Hitlerit shqiptar të pasluftës. Pra, e krahasonin me Hitlerin. Pse po ndalem te kjo?

Prapa, duke lexuar, duke studiuar, Enveri dhe Hitleri kanë disa gjëra të tmerrshme të përbashkëta. Hitleri me dekret ka vrasjen e fëmijëve. Me dekret të Hitlerit vritej çdo fëmijë gjerman që ishte me ndonjë të metë dhe fëmijët hebre pa të meta me radhë.

Po të lexosh për kampet e përqendrimit të Enverit, fëmijët korreshin nga vdekja masivisht në kampe dhe ishte një qëllim të cilin e ka shprehur aq bukur At Zef Pllumi në takimin me hetuesin, kur i thotë hetuesi: morët fund, i thotë ky, nuk keni më. Po ju i thotë ky? Pas nesh, i thotë hetuesi, do jemi vetëm ne, ju nuk do jeni, do jeni zhdukur. Po zhdukeshin fëmijët. Pra, ishte politikë e infanticidit, zbriste deri në atë nivel.

Mirëpo, gjermanët dhe nga ajo që ata i bënë vetes dhe njerëzimit u mbrojtën me një moto: never again, kurrë më për të mos lejuar më kurrë që t’ju rikthehet një diktaturë si ajo që patën.

Për fat të keq kjo nuk ndodhi me ne. Po t;i ndiqni ju çfarë bëhet sot. Në qoftë në ’46 ai i mori ata deputetë i pushkatoi. Po të ishte ’46, ju garantoj se Edi Rama këta deputetë politikisht i pushkaton se nuk ua jeh të drejtat kushtetuese, dhe ata futen aty si fasadë.

Pra, ka një rikthim jo me ideologjinë marksiste-leniniste, por me kodin e drogës, kodin e mafies, kodin e krimit dhe kjo është vendosur.

Ndaj edhe thirrja në këmbë, në aksion për përmbysjen e tij. Ai nuk ka të ardhme. Ju garantoj se, gjithë këto veprime që bën, i bën se e ndjeu tani opozita është nëkëmbë, e ndjeu që më në fund ai që ky fiton, që këtij s’i fitohen zgjedhjet. Ky ikën se zgjedhje nuk do mund të vjedhë më kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco