Vasili: Pensionet ne Shqiperi sa 50% e Maqedonise, drama e pensionisteve perballe propagandes!

Vasili: Pensionet ne Shqiperi sa 50% e Maqedonise, drama e pensionisteve perballe propagandes!

09:51, 12/11/2023
A+ Aa A-

Pensionët në Shqiperi janë sa gjysma e pensioneve në vendet e Ballkanit.

Pensionistët po përballen çdo çast të jetës se tyre me çmimet e rritura te të gjitha produkteve të mbijetesës pa as më të voglën mbrojtje nga shteti.

Ndërsa qeveria rrit pagat për vetën dhe për dreqin e të birin pensionistët jetojnë nën minimumin jetik, që nuk i lejon të blejnë as edhe barnat plotesisht duke mbetur shpesh edhe pa u kuruar për problemet mjeksore, që kanë.

Pensionistet detyrohen të ushqehen më keq se çdo shtrese tjetër e popullsisë sepse çmimet e rritura, taksat e larta etj nuk u lejojnë një ushqim as te cilesisë mesatare dhe kjo është një drame e tmerrshme.

Edi Rama dhe qeveria të cilët janë qeniet më të neveritshme që kanë paturpësinë të vazhdojnë propagandën, nderkohë që shifrat flasin vetë  dhe vazhdojnë e grabisin miliarda euro me të cilat mund te kishin rritur lehtësisht pensionet, por babëzia e tyre nuk i llogarit fare pensionistët.

Në Maqedoni pensionet janë gati 50% më të larta se në Shqipëri!!!

Çfare ka Maqedonia më shumë se Shqipëria?

Asgjë persa i takon burimeve natyrore, buxhetit dhe klimës, por në Shqiperi qeverisin superhajdutët, ndërsa në Maqedoni qeverisin njerëz të përgjegjshëm dhe koshient për hallet e pensionistëve.

Shifrat flasin vetë:

Në Maqedoninë e Veriut, pensioni mesatar arriti në rreth 311 euro këtë vit.

Në Serbi, aktualisht pensioni mesatar është rreth 318 euro,qeveria e Serbisë ka miratuar kartën e pensionistit, e cila është e vlefshme për pagesa me skonto në një seri shërbimesh.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në

Pensioni mesatar në Bosnjë dhe Hercegovinë arriti në 275 euro më 2023.

Në Shqipëri, pensioni mesatar në 6-mujorin e parë 2023 arriti ne 164 euro.

Pensioni mesatar në Shqipëri këtë vit është 48% më i ulët se në Serbi, 47% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 54% më i ulët se në Mal të Zi dhe 40% më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë.

P E R F U N D I M I !

Pensioni mesatar në vendin tonë rezulton rreth 50% më i ulët se mesatarja rajonale.

Korrupsioni i tmerrshem i qeverise me Koncesione, tendera dhe vjedhje te çdo lloji gllaberin miliarda euro.

Pandeshkueshmeria prej Drejtesisë së pergjëgjsve kryesorë të korrupsionit në krye të qeverisë po shton mjerimin e pensionistëve dhe njerëzve të thjeshtë në përgjithsi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco