Berisha: Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve

Berisha: Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve

18:53, 11/11/2023
A+ Aa A-

Berisha nga Durrësi është shprehur se Edi Rama e ka kuptuar që ne do e fitojmë këtë betejë dhe sapo u ngritëm në këmbë si një opozitë e vërtetë, e pamposhtur, si një opozitë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do na tërheqë.

Fjala e Berishës:

Edi Rama e ka kuptuar që ne do e fitojmë këtë betejë dhe sapo u ngritëm në këmbë si një opozitë e vërtetë, e pamposhtur, si një opozitë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do na tërheqë.

Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë ne, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve.

Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët.

Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij.

Vërsulet si një tradhtar i egër kundër Kosovës.

U bëj thirrje se ju të gjithë e ndiqni politikën, për një moment mendojeni, Kosova kufizohet nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Shqipëria. Më thoni mua, a ka një kryeministër tjetër përveç Vuçiçit dhe Edi Ramës që sillet në këtë mënyrë ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij? Asnjë! Asnjë!

E sulmon njëlloj si Beogradi.

Ai i thotë terrorist, ky i thotë marksist-leninist. Ai i thotë se serbët po vuajnë, ky thotë se atje është toka e askujt.

Ju them ju një gjë, Albin Kurti vendosi ligjin në të gjithë territorin e Kosovës.

Dhe sot ky horr, që thotë se atje është toka e askujt, sot atje çdo natë, serbët dhe shqiptarët shëtisin të qetë çdo natë në Mitrovicën e veriut. Ulen në kafene, së bashku ose veças, dalin në punë dhe Mitrovica e veriut dhe i gjithë veriu i Kosovës, pas 15-17 vitesh, ka fituar normalitetin.

Kjo e tërbon Vuçicin, kjo e tërbon Pashiqin e Tiranës.

A mbahet ky? Ky nuk mbahet me asnjë çmim.

Pa dyshim që ne jemi njerëz atdhetarë, njerëz të interesit kombëtarë. Mos harroni, po dilnim nga diktatura më e thellë, nga izolimi më i madh. Por me datën 21 në mitingun e themelimit të PD, kur kemi paraqitur programin, ke shkruar se PD është parti e interesit kombëtar të shqiptarëve. Se po të mos jesh i tillë, nuk e meriton të ekzistosh.

Dhe se qëndruam të tillë, çështja kombëtare eci në këtë mënyrë. Ky tani e shkelmon në katër anët.

Koha ju thërret ju, koha thërret shqiptarët si shpresa e vetme për të përmbysur këtë narkoshtet, këtë narkodiktaturë, për të shpëtuar Shqipërinë për vete, për fëmijët tanë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco