Berisha: Rama paraqiti draftin e Vuçiçit! Tani Mitrovica e Veriut është si çdo pjesë e territorit të Kosovës

Berisha: Rama paraqiti draftin e Vuçiçit! Tani Mitrovica e Veriut është si çdo pjesë e territorit të Kosovës

13:16, 10/11/2023
A+ Aa A-

Nga përgjigjet e z. Sali Berisha sot për pyetjet e gazetarëve gjatë konferencës së përjavshme për shtyp. 

Sali Berisha: "Tani, të themi të vërtetën, pas takimit në Bruksel, ku kryeministri Albin Kurti mori draftin, e pa, tha se unë e firmos kështu siç ma keni dhënë ju dhe jam plotësisht dakord me të.

Dhe Aleksandër Vuçiç u detyrua t’u thotë serbëve se kësaj herë, Albini korri një fitore të shkurtër, një javë më mbrapa, Edi Rama për të ndihmuar Aleksandër Vuçiç, shpërthen në mediat e tij dhe kudo, se ai draft që u mor në Bruksel, është drafti i Edi Ramës.

Kjo kishte vetëm një qëllim, që Aleksandër Vuçiç të lehtësohej në refuzimin e tij, të thoshte që unë një draft të Tiranës nuk e pranoj, është i Tiranës, normale. Nuk ka serb që do ta mbështeste një draft të hartuar në Tiranë.

Natyrisht këtu pati një reagim të fuqishëm Komisioni Europian dhe ata që dorëzuan draftin, e detyruan të tërhiqen.

Përkundrazi, drafti i Edi Ramës ishte drafti i Aleksandër Vuçiç, në të cilin ai kërkonte të emëronte drejtor të përgjithshëm të policisë së komunave, Radoiçiçin. Në mos Radoiçicin, vrasësin tjetër të Oliver Ivanoviçit apo ndonjë tjetër kriminel serb, në mënyrë që të organizonte kryengritje dhe të manipulonte serbët në Kosovë, siç bëri Radoiçiçi në Banjskë.

Mendoj se publikimi- se draftin ia publikuan për të bindur shqiptarët se drafti është krejt tjetër, për të përgënjeshtruar Ramën- tregon edhe njëherë se Rama është kryekëput në funksion të padronti të tij, Vuçiç.

Ju e keni dëgjuar të thotë se veriu i Kosovës është toka e askujt.

Po u them unë ju, shkoni tani në Mitrovicën e veriut, absolutisht ka një situatë si në çdo pjesë tjetër të territorit të Kosovës. Shkoni. Që nuk ka ndodhur kurrë.

Njerëzit rrinë në kafe, blejnë, shesin. Serbët janë shumë të kënaqur që nuk i sundojnë Bjellivukët, por i sundon ligji. Nuk i sundon trafikanti Veselinoviç e të tjerë bashkë me vëllanë e Vuçicit, po sundon ligji. Kanë garanci për jetën, kanë garanci për të gjitha.

E mbajtën 15 vite me roje urën, u zhdukën.

Ajo nuk është toka e askujt. Dhe kjo është një meritë shumë e madhe e autoriteteve të Kosovës, e policisë së Kosovës, e qeverisë së Kosovës.

Edi Rama tregon gjithnjë e më shumë karakterin armiqësor ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, në favor të Serbisë. Udhëheqësit global të 1 prillit, po i bie kallaji komplet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco