Vizita e kongresmenëve, Ambasada amerikane: Ja çfarë u diskutua gjatë takimeve me liderët politikë

Vizita e kongresmenëve, Ambasada amerikane: Ja çfarë u diskutua gjatë takimeve me liderët politikë

17:29, 11/05/2017
A+ Aa A-

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e Kongresmenëve amerikanë në vendin tonë, gjatë ditës së djeshme.

Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale. Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha”, lexohet në njoftimin e ambasadës.

“Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë. Ata nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, forcimit të zbatimit të ligjit, si dhe theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik”, vijon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist11/05/2017 20:23

Per ambasaden amerikane:Cilet lider politike takoi delegacioni,kur vete kreu i PS dhe kryeminister i vendit ,u largua nga Shqiperija pa i takuar fare.Kjo eshte thjesht mosbegenisje,apo nenvleftesim qe Rame i ka bere delegacionit.Dhe ju nuk thoni nje fjale per mungesen e takimit me Ramen.Lu-ja,takon cdo deputet kur ja kerkon nevoja,dhe nuk paska insistuar qe Rama te mos largohej pa u bere takimi.Po vete delegacioni,cfare ka thene per kete largim,ose arratisje te Rames?Te paktennjoftoi qytetaret amerikane ne Shqiperi per kete problem.Kjo eshte detyre per ty zoti LU>

morrit11/05/2017 19:29

shikoni si i serviloset lej feni qe kerkon ti mashtroj

tosi11/05/2017 19:11

kaq mjafton per te kuptuar qe per te mbyllur ne çmendine eshte rama dhe jo myftaraj

Tili11/05/2017 17:43

I paskan ber nje te rrahur LUS keta qe do ta mbaj mend ter jeten LUJA. Po kjo reforma ne drejtesi qe paskan kerkuar, ca eshte kjo? Ca thon keta? Edhe keta te korruptuar? Po kurr arriti rama ti korruptoj se as nuk i takoj. I zoti eshte kodoshi, te korrupton me telepati.

mali11/05/2017 17:35

Po edi droga ku eshte mo ambasada ? Po si ore nuk takuan "skenderbeun"? Apo nuk e njohin me as si k/minister , e njohin vetem si sorist ! Epo mos te njoh k/ministrin amerika , nuk pine uj as vlahutincka dhe as hanet e ndryshme ! Po mundohen ta mbajne me gajret burrat e dashnoreve kete rama drogen dhe minjte e osama evgjitit , po me cduket amerika e presidentit Tramp e paska vene ne rreth te kuq !!

Shto koment

Denonco