Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘Ky lloj parlamenti, duhet djegur si Rajshtagu’/ Gazetari: PS kërkon të marrë deputetët e Bashës për të ndryshuar Kushtetutën

‘Ky lloj parlamenti, duhet djegur si Rajshtagu’/ Gazetari: PS kërkon të marrë deputetët e Bashës për të ndryshuar Kushtetutën

08:41, 10/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora Neës”, gazetari Armand Maho komentoi krizën politike në vend dhe tensionet në sallën e seancave plenare dhe ato të komisioneve parlamentare gjatë javës.

“Ne jemi në kushtet kur shteti drejtohet nga një bandë, sepse kjo qeveri sillet si bandë me veprime dhe akte të paligjshme.

Edhe seanca e sotme me kujtoi seancën kur në kudnërshtim me çdo ligj të vendit, Kuvendi miratoi me 69 vota, në një kohë që duheshin 84, Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku. Dhe socialistët sot si një tufë bedelash ngrinin vetëm kartonat dhe miratonin çdo gjë të mundshme, pa asnjë dialog. Kjo mazhoranë ka shkatërruar gjithçka.

Dhe përmes palaçolliqesh kërkon të marrë deputetët e Bashës për të ndryshuar Kushtetutën. Ndaj jo tym, por ky lloj parlamenti duhet djegur si Rajshtagu”, theksoi ndër të tjera gazetari Armand Maho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco