Kamp emigrantësh në Shëngjin dhe Gjadër, Lela: Protagonizëm, deri në delir nga kryeministri për vëmendje ndërkombëtare

Kamp emigrantësh në Shëngjin dhe Gjadër, Lela: Protagonizëm, deri në delir nga kryeministri për vëmendje ndërkombëtare

21:50, 09/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Afred Lela deklaroi se marrëveshja me Italinë nuk është për Shqipërinë dhe shqiptarët.

I ftuar në “Open”, Lela tha se Rama po tenton që të nxjerrë në pah një protagonizëm të ‘sëmurë’ për vëmendje ndërkombëtare.

“Duket se marrëveshja nuk e ka kërkund shqiptarin dhe Shqipërinë, pasi duket se kryeministri ka shqetësime globale dhe rajonale. Unë e di se ai është kryeministri i Shqipërisë. Ky është rrafshi më i dëmshëm. Do të shpëtojmë afrikanët se janë në luftë, por nuk më duket se është shqetësimi i shqiptarëve. Këto justifikimet më duken mënyra se si fshihet një motiv. Ka të bëjë me protagonizmin deri në delir dhe të sëmurë të kryeministrit për vëmendje ndërkombëtare.”, tha Lela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco