VIDEO/ Baton Haxhiu kundër Ramës për marrëveshjen me Melonin për refugjatët

21:31, 09/11/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka dalë kundër Edi Ramës për marrëveshjen e nënshkruar me kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin, për marrjen e refugjatëve në Shqipëri.

Sipas Haxhiut, kjo është përgjigja e tij, por kjo marrëveshje dhe nënshkrimi i saj, kërkojnë të diskutohet në aspekte.

‘A do ta mbyll me një fjali. Një marrëveshje e tillë vështirë se nënshkruhet, unë po të isha ndoshta nuk do ta bëja.

Por e jona është të shikojmë përtej se çfarë ka ndodhur. Pse ka ardhur deri te kjo.

Përndryshe nëse flasim, apo duhet apo jo kjo marrëveshje, sipas meje, unë e kam vetëm 30 sekonda përgjigjen, por mendoj se unk i japim shikuesve asgjë.

Prandaj, nëse doni ta analizojmë, ta analizojmë në disa aspekte.

Mirënjohja është një detyrim moral. Më mirë ti pyesim qytetarët se çfarë do të thonë ata, nëse i pyesim a duhet ta ndihmojmë Italinë. Por unë nuk dua ti pyesim’, tha Baton Haxhiu në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco