Pakti për emigrantët, pse hesht Kisha Katolike?

Pakti për emigrantët, pse hesht Kisha Katolike?

15:40, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nga Elkier Bushkolaj/

Kisha Katolike në Shqipëri ende nuk e ka një reagim dhe qëndrim për marrëveshjen Rama-Meloni për çështjen e emigrantëve,  ndonëse kjo marrëveshje ka marrë kritika edhe nga zyrtarë të Vatikanit. Në zonën ku do ndërtohen këto kampe Kisha Katolike ka hambarin më të madh të besimtarëve dhe influencë të konsiderueshme, teksa ky rajon në të ardhmen do përballet me jo pak probleme në raport me çështjet e sigurisë dhe ekonomisë. Vetë Kryeministrja Meloni u parapriu këtyre problemeve, kur tha së për çështjet e sigurisë, përgjegjësia do jetë e Shqipërisë, e kushdo që jeton në këtë vend i njeh mirë problemet e mbartura që ne kemi në këtë fushë. 

Nuk është e udhës të Kisha Katolike, të lakohet në media për konflikte për çështje pronësie, e për një çështje madhore si kjo të zgjidhet heshtja.  Kishës Katolike duhet ti bëjë përshtypje që Kryeministri multi-fetar i vendit zgjedh të “rrëfehet” në mediet italiane, për ti qetësuar  shtetasit e vendit fqinj se nuk do të dalin të humbur nga ky pakt, por që Kishën Katolike si grup interesi dhe banorët e asaj zone i shpërfill me përçmim.

Me disa përjashtime nga Mirdita dhe Shkodra, për fat të keq që me katapultimin e njerëzve të kishës në kabinetin qeveritar, reagimi i Kishës Katolike nuk ka qenë në lartësinë e problemeve sociale që lidhen me shpopullimin dhe krimin, ndonëse zonat ku jetojnë qytetarë që i përkasin besimit katolik në verilindje të vendit janë më të ekspozuarat përball këtyre problemeve.  Klerikët katolike janë të obliguar të jenë në lartësinë e paraardhësve të tyre, kur vjen fjala për çështje jetike për vendin, pasi ata para  Kishës dhe balancave me qeverinë kishin Shqipërinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco