Soreca me gjuhë më të butë se KE: Parlamenti duhet të rikthehet në normalitet

14:39, 09/11/2023
A+ Aa A-

I ngarkuari me punë i BE, në Shqipëri Luigi Soreca, i bëri thirrje, partive politike të  dialogojnë për të rikthyer parlamentin në gjendje funksionale.

Deklaratat e ambasadorit u bënë, pasi I dorëzoi progress raportin e KE, Zv. Kryeministres Belinda Balluku, e cila sulmoi opzoitën, pavarësisht se KE thekson qartë që mazhoranca ka mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend. 

Syri TV

Zv.Kryeministri Belinda Balluku deklaroi se marrëveshja me Italinë për refugjatët do të kalojë për miratim në Kuvend. Deklaratat u bënë gajtë prezantimit të progres raportit, ku ndryshe nga çfarë thotë Komisioni Europian, Balluku u mundua të justifikohet për mohimin e të drejtave të opozitës nga ana e mazhorancës, ndërsa ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, u bëri thirrje partive politike të dialogojnë për të kthyer jeten parlamentare në normalitet. 

Ambasadori Luixhi Soreca i ngarkuari me punë, i Bashkimit Europian në Shqipqëri, i dorëzoi progres raportin e Komisionit Europian, zv.kryeministres Belind Balluku, në mungesë të kryeministrit Rama. 

Në konferencën e përbashkët për shtyp, me tone më të buta se Komisioni Europian, që evideonte shkeljen e të drejtave të opozitës nga mazhoranca, Ambasadori Luigi Soreca u bëri thirrje partive politike të  dialogojnë për ta kthyer kuvendin në rrjedhe normale. 

Ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku, e gjeti fajin te opozita për ngërçin e krijuar në Kuvend, pavarësisht se progres raporti  thekson se opozitës ju mohua e drejta kushtetuese për të ngritur komisione hetimore. 

Në fjalën e tij, i ngarkuar me punë i BE në Shqipëri, theksoi se për Brukselin ngelet  shqetësim serioz, korrupsioni i lartë, duke i bërë thirrje SPAK të vijojë luftën kundër pandëshkueshmërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco