Xhaferri: Emigrantët, një arsye më shumë pse Parlamenti nuk duhet të funksionojë më si zyre noterie e Ramës !

Xhaferri: Emigrantët, një arsye më shumë pse Parlamenti nuk duhet të funksionojë më si zyre noterie e Ramës !

10:02, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Deputetët e opozitës edhe këtë të enjte do ta vijojnë rezistencën e tyre në Parlament, institucion që është kthyer në një zyrë noterie të Edi Ramës. 

Ky i fundit në marrëveshjen okulte që lidhi me Melonin për sjelljen në Shqipëri tepricat e emigrantëve të Italisë, zgjodhi ta shpërfillte Parlamentin e Shqipërisë, teksa asnjë deputet, asnjë anëtar i kabinetit qeveritar nuk kishte asnjë informacion  për këtë marrëveshje personale të Edi Ramës.

Në kushte normale kreu i shtetit shqiptar do duhej të jepte shpjegime në Parlament dhe jo në studion e Bruno Vespës, pasi ky është një hall që duhet ta qajë me shqiptarët dhe jo me italianët, pasi në këtë marrëveshje ata janë humburit.  

Mjafton kjo marrëveshje si motiv që atij Parlamenti ti vihet kyçi dhe të paralizohet jeta parlamentare, pasi nëse një Parlament nuk mbron interesat e qytetarëve nuk ka pse të jetë funksional. 

Deputetët dhe ish deputetët të cilit do krah të qarkut Lezhë do duhet të jenë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve të Mirditës, Kurbinit dhe Lezhës, dhe të mobilizojnë qytetarët në protesta masive.

Banorët  e atyre trevave kanë ditur ndër shekuj të protestojnë kundër çdo regjimi dhe këtë herë do dinë ta bëjnë por ne nuk duhet ti lëmë vetëm, por duhet të jemi të gjithë në Lezhë krah tyre për ta penguar këtë plan ogurzi të Edi Ramës, që do ketë pasoja të rënda në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco