KAFE SHQETO/ Marrëveshja Rama-Meloni, Xhaferri: Shkatërrim për Shqipërinë

10:06, 08/11/2023
A+ Aa A-

Në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte i ftuar kreu i FRPD, Besart Xhaferri, i cili ka komentuar marrëveshjen e firmosur nga Edi Rama me kryeministren e Italisë për të sjellë refugjatët nga Italia në Shqipëri.

“Ata 36 mijë janë viktima që po i sjellin në Shqipëri. Rrezikojnë jetën për të shkuar në një vend si Italia dhe do të transferohen këtu jashtë dëshirës së tyre. Ne u shqetësuam për bashkatdhetarët tanë kur Anglia po e bënte një gjë të tillë me Ruandën, por Gjykata e Lartë Angleze hodhi poshtë atë vendim sepse është shkelje e të drejtave të refugjatëve.

Sepse është detyrë e atij shtetit që t'i mirëpresë në vendin e tyre ku kanë mbërritur. Unë jam i bindur se do të hidhet poshtë nga BE. Se këtu kalon me ata deputetët në rresht. Kemi shpresa se kjo mund te ngeci matanë detit.

Gjatë fushatës elektoralë premtove që Lezhën do ta bësh Spanjë. Ky është një mashtrim elektoral. Këtu do sillen njerëz që do të kontrollohen. Pra janë kontingjent. Ata njerëz do të dalin të bëjnë çdo gjë.

Ne po bëhemi pjesë e një krimi ndaj refugjatëve. Italia po i bën një sulm vendeve te BE. Sepse do te thotë, ja Shqipëria po e bën, pse ju nuk e bëni. Ky është një vendim që Edi Rama e ka marrë dhe e trajton Shqipërinë si një pronë personale”, tha Xhaferri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco