‘Ai që s'dënjoi të vizitonte shqiptarët në azilet e Gjermanisë nuk mund të dalë garant për tepricat e emigrantëve të Italisë!’

‘Ai që s'dënjoi të vizitonte shqiptarët në azilet e Gjermanisë nuk mund të dalë garant për tepricat e emigrantëve të Italisë!’

12:47, 07/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Në 2015 rreth 70 mijë shqiptarë kishin aplikuar për azil në Gjermani, teksa përgjatë dekadës së fundit shifra e azilkërkuesve shqiptarë në Francë, Gjermani dhe vendet e tjera të BE është dramatike, pasi vijnë të dytët pas sirianëve.

Rrënqethëse janë edhe historitë në kampe e burgje ku shumë shqiptarë kanë humbur jetën nga dhuna, nga sëmundjet e shumë të tjerë kanë përfunduar në kthinat e krimit të organizuar.

Edi Rama dhe eksponentët e tjerë shtetërore në vizitat e tyre në Gjermani qoftë zyrtare apo private nuk dënjuan njëherë të vizitonin shqiptarët në kampet e azilit, por silleshin si kllounë cirku duke treguar barcoleta në darkat zyrtare të Merkelit.

Për vite me radhë shumë shqiptarë kanë jetuar në kushte mizerabël në kampe dhe asnjë prej tyre nuk kishte dyshime në duhej të kthehej në Shqipëri dhe koha u dha të drejtë, pasi regresi ekonomik bëri që çdo vit numri i atyre që iknin nga kjo tokë e bekuar të rritej.

Me marrëveshjen me Melonin, Edi Rama u soll sikur Shqipëria të ishte Republikë Personale, duke shkelur e anashkaluar çdo institucion dhe çdo faktor, duke marrë një vendim krejt personal pa asnjë analizë rreziku.

Tepricat e emigrantëve që do të vijnë nga Italia janë kryesisht personazhe me rekorde kriminale, që do kthehen në një minë me sahat për Lezhën dhe mbarë Shqipërinë.

Jam besim plotë se mirditorët dhe malsorët e Lezhës do jenë të parët që do të ngrihen kundër këtij akti të rëndë dhe antikombëtar të Edi Ramës, pushteti i të cilit është në grahmat e fundit dhe nuk do t'a shpëtojë asnjë pazar okult.

Ne si gjithë shqiptarët e ndershëm do t'i përkrahim ata banorë të fisëm në çdo akt të tyre dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet në koshin e Evropës se kështu i leverdis Edi Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco