Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

Ndreca: Italia nuk i mban vetë emigrantët pasi i menaxhon më mirë në Shqipëri

21:20, 06/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të komentuar marrëveshjen që Rama ka nënshkruar me palën italiane për pritjen e mijërave emigrantëve në Shqipëri ishte juristi, Plarent Ndeca.

Ndreca ka theksuar se kjo marrëveshje është një juridiksion italian dhe se ne vetëm territorin do tu japim pasi të gjitha shpenzimet ajo do ti përballojë vetë.

"Para se të vinin afganët i njëjti diskutim dhe situatë paralajmërohet  ne treguam vullneti tonë politik dhe mikpritjen tonë tradicionale. Ne kemi një kartë më shumë morale me Italinë për shkak të së kaluarës dhe duket që është një sipërmarrje italiane dhe është juridiksion italian dhe ne thjesht i japim një hapësirë që ata e menaxhojnë.

Shteti shqiptar ka detyrim vetëm sigurinë, Italia nuk i mban atje pasi e ka më të lehtë që ti menaxhojë në Shqipëri. Kemi pasur mundësinë me afganët dhe iranianët dhe këtë gjë do të bëjmë dhe me emigrantët e tjerë dhe kjo nuk është një hata.

Unë marrëveshjen nuk e kam lexuar dhe kuptohet se e gjitha është në dorë të italianeve ne vetëm sigurinë do të menaxhojmë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco