Belinda aktivizion 'elektriçistat' t'i thurin elozhe 'bamirëses' për pagat

Belinda aktivizion 'elektriçistat' t'i thurin elozhe 'bamirëses' për pagat

19:21, 06/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar me pompozitet rritjen e pagave për punonjësit e OSHEE-së.

Ajo që bie në sy është lufta "dixhitale" e vartësve të Ramës, ashtu si Veliaj, edhe Balluku aktivizon me buton të gjithë punonjësit te administratës që ka në varësi të futen në lajmin e "madh" të rritjes së pagave për punonjësit e OSHE-së dhe të lavdërojnë "bamirësen". 

Kjo gjë është e dukshme në lajmin e publikuar nga një media shumë pranë qeverisë. Nëse futesh në faqen e Facebook ku është publikuar lajmi, një lumë komentesh vërshon me "urra-urra..." për "bamirësen" Belindë. 

Të gjitha profilet e komentuesve tregojnë se shumica e tyre janë punonjës të administratës, elektriçista, inxhiniera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco