‘Shqipëria s’përfiton fonde shtesë’/ Mediat italiane zbulojnë prapaskenat e marrëveshjes për emigrantët

‘Shqipëria s’përfiton fonde shtesë’/ Mediat italiane zbulojnë prapaskenat e marrëveshjes për emigrantët

18:50, 06/11/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje lidhur me marrëveshjen e firmosur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Georgia Meloni, sa i përket emigrantëve që do të shpëtohen në det janë zbuluar nga mediat italiane.

Kryeministrja Meloni është shprehur gjatë konferencës së përbashkët me Ramën se një qendër pritjeje për emigrantët do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Corriere della Sera ka zbuluar se marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Strukturat e krijuara, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë, duke parashikuar rreth 39 mijë emigrantë në vit “për të përfunduar me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e mundshëm”.

Strutkurat do të ngrihen në portin e Shëngjinit, ndërsa sipas asaj që shpjegohet nga burimet e Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco