Garda pengoi hyrjen e deputetëve të opozitës në Kryesi, Dervishaj: Shkelje e Kushtetutës, GJK është paralizuar

Garda pengoi hyrjen e deputetëve të opozitës në Kryesi, Dervishaj: Shkelje e Kushtetutës, GJK është paralizuar

18:35, 06/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Bledar Dervishaj e ka cilësuar incidentin e sotën në kryesinë e Kuvendit, ku Garda e republikës pengoi futjen në institucion të deputetëve të opozitës, si shkelje të Kushtetutës.

Në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri TV, Dervishaj shprehet se në këto raste Gjykata Kushtetuese është në qëndrim paralizues dhe nuk mundohet të marrë vendime ndaj këtyre shkeljeje.

“Referuar të gjithë këtyre vendimeve të gjykatës kushtetuese dhe Kushtetutës që është shumë e qartë, rrëzimi apriori dhe në atë mënyrë si në seancën kur u votua rezoluta për Kosovën konsiderohet shkelje kushtetuese. Është shkelje e nenit 77, pika 2 të Kushtetutës dhe tek jurisprudenca.

Më vjen keq dhe duhet ta them se gjykata kushtetuese e kam parë të paralizuar. Në shumë çështje me interes të lartë publik gjykata kushtetuese, për mosformim kuorumi në vendimmarrje, nuk ka mundur të marri vendim dhe kërkesat janë konsideruar të rrëzuara. Nuk do doja që një kërkesë e kësaj natyre, me kaq sensitivitet dhe me kaq efekt siç po krijon në jetën politike të vendit të marrë një gjë të tillë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco