Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

Neza: Vendimi për emigrantët i rrezikshëm, Rama nuk u konsultua me organet e sigurisë

17:37, 06/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të komentuar vendimin e kryeministrit, Edi Rama për pritjen e emigrantëve ishte analisti, Sami Neza.

Neza është shprehur se ky vendim i Ramës është marrë pa konsultimin kushtetues me asnjë prej organeve të sigurisë në Shqipëri dhe se është një vendim i nxituar që do të sjellë pasoja të rënda për vendin tonë.

"Emigrantët do të vërshojnë në Shëngjin pasi të arrihet marrëveshja  mes Ramës dhe Melonit. I vetmi vend që ka nënshkruar marrëveshje për emigrantët është Turqia dhe kjo me një kontratë të majme me Europën dhe vetëm për emigrantët që vijnë nga Siria.

Shqipëria do të preket nga rikthimi i trafikut të njerëzve dhe rikthimi i linjave të vjetra të krimit të organizuar me trafikimin e qenieve njerëzore. Nga katër vendet që janë në kufi me detin Adriatik tre prej tyre janë pjesë e BE dhe tre nga ato nuk kanë pranuar në asnjë mënyrë të presë emigrantët.

Rama nuk është se e ka premtim të sotme por ai e ka dhënë këtë premtim në takimin e KE në Spanjë. Ai ka zhvilluar takim me disa kryeministra evropian dhe në atë takim është biseduar për emigrantët dhe i vetmi person që ishte nga vendet jo anëtare e  BE ishte Rama dhe duket qartë se ai e ka projektuar këtë lloj marrëveshje dhe nuk e ka diskutuar në asnjë nivel shtetëror dhe në Parlament që e ka detyrë kushtetuese."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco