VIDEO/ Rama sjell në Shqipëri refugjatët, Bledion Nallbati: Një tjetër çmenduri e Ramës

17:27, 06/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar sot në mënyrë të papritur Edi Rama me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, që Italia të sjellë në Shqipëri mbi 36 mijë refugjatë klandestinë, të cilët aplikojnë për azil në vendin fqinj.

Nallbati u shpreh se, kjo është një çmenduri e Edi Ramës, i cili e trajton Shqipërinë si pronë të veten.

‘Absolutisht nuk kam pasur dijeni, kur po vija lexova diçka në telefon.

Kjo është një tjetër çmenduri, skandal i Edi Ramës, ku duket qartë që e trajton këtë vend si pronë private të veten, ku ai pa pasur nevojë të konsultohet me qytetarët apo me mazhorancën për të marrë konsensus për një çështje të tillë, që është një çështje e sigurisë kombëtare dhe padiskutim që duhet një konsultim i gjerë, ai merr vendime në kokën e vet.

Jam i sigurtë që edhe ata që ka pasur me vete nuk kanë ditur asgjë, as ministrat e vet nuk kanë ditur asgjë, veç se kur i kanë vendosur përpara marrëveshjen. Edhe ata janë ushtarë të tij, që nuk kanë as gjykim as vlerësim për interesin e këtij vendi.

Është një çmenduri si të gjitha çmenduritë e tjera.

Kur opozita thotë që ky i ka kaluar të gjitha limitet, siç kemi hyrë edhe në një situatë jo normale në parlament dhe thotë çfarë është kjo sjellje.

E pra, kjo është sjellja. Me një njeri të tillë që e konsideron vendin si pronë private, padiskutim që do të gjesh mënyrën që ti përgjigjesh’, tha deputeti i PD-së Bledion Nallbati në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco