Abilekaj: Opozita po lufton për mbijetesë, Rama po shfrytëzon kombin për pushtet personal

16:43, 06/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorinEdvin Parruca për të komentuar shkeljet kushtetuese që Rama po i bën opozitës dhe vendimin e tij për ta kthyer vendin në kryeqendrën e botës për emigrantët ishte analisti, Enton Abilekaj.

Abilekaj është shprehur se opozita po lufton për mbijetesë dhe se rrethimi i parlamentit nga garda është një veprim shumë i rëndë.

"Kjo është një luftë për ekzistencë e opozitës, kemi një qeveri që po i merr opozitës çdo të drejtë dhe garda sot kishte rrethuar kuvendin dhe nuk linte asnjë deputet të futej brenda. Përgjegjësia në këtë rast iu bie Lindita Nikollës, por urdhri është i Ramës dhe ai nuk kryhen detyrat kushtetuese që duhet njëherë në javë që të paraqitej dhe të jepte llogari në parlament.

Rama shfaqet në parlament vetëm kur ka ndonjë fjalim për të mbajtur si shoku Enver. Vendimi i Ramës për ta bërë vendin qendrën e emigrantëve të botës, vendim që ky  e ka marrë në kokën e tij pa e  konsultuar me askënd është shumë e rëndë dhe tregon se në cilën gjendje kemi përfunduar ne.

Ky është një cikël e një njeriu që rrënon vendin e vet për pushtetin person dhe merr përkëmbë të drejtat e qytetarëve dhe opozitës për pushtet. Ata që kërkojnë të drejtën minimale i prishin punë vendit sipas tij dhe nuk duan përparimin e vendit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco