Berisha: Nuk ka ndodhur në histori që deputetët të futen si Tarzani nga dritarja, kjo tregon fytyrën e Ramës

Berisha: Nuk ka ndodhur në histori që deputetët të futen si Tarzani nga dritarja, kjo tregon fytyrën e Ramës

13:57, 06/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari opozitar, Sali Berisha, tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori që deputetët të futen nga dritarja si Tarzani.

I pyetur nëse do ketë grevë urie, Berisha tha se nuk përjashtohet asnjë hap.

“Opozita nuk përjashton asnjë hap, por ju e shihni që ajo po bën një betejë me një vendosmëri, e cila e futi parlamentin në klandestinitet. E futi parlamentin në klandestinitet në kundërshtim të hapur me rregulloren e tij. Sot parlamenti i Shqipërisë funksionon në Zoom, i cili parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi, asnjëherë tjetër.

... Opozita, ju garantoj se do vazhdojë betejën e saj gjer në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë. E provuan sot, sot mbyllën dyert në aktin më të turpshëm në histori për deputetët imunitarë, për të ardhur në zyrën e tyre. Ata u futën nga dritarja, dështuan. Në historinë e botës nuk ka një rast të tillë. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

... Betejën tonë do e vazhdojmë me regjimin e Edi Ramës. Garda e Republikës janë rrogëtarë për ne... por bëjnë gabimin më të madh që zbatojnë urdhra antiligjorë. Për këtë ua them. Ata janë zyrtarë, janë njerëz, punonjës, të cilët në ligjin e tyre, si ata dhe policia, të gjithë, kanë një nen: nuk zbatohen urdhrat antiligjorë. Ua rikujtoj këtu. Nuk zbatojnë urdhra antiligjorë.

... Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por siç e shihni e kemi marrë këtë me shembull personal. Ata që do t’i thërrasin në protestë, duhet të japin njëherë shembullin e tyre personal të protestës dhe besoj se po e japim,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco