Burri i ministres plagos drejtorin e ATK, Llangozi: Konflikt banal, SPAK të hetojë çështjen

12:01, 29/04/2024
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, prej Andri Ibrahimajt, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj.

Mësohet se në datën 21 nëntor 2023 është paraqitur shtetasi Eri Koshaj te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal ku ka thënë se burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me thikë në trup.

Drejtori i ATK ka marrë një goditje me jep prerës nga Andri Ibrahimaj, por fatmirësisht pa pasoja serioze për jetën.

Avokati Arben Llangozi, në një lidhje për ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se nëse ne i referohemi shkakut të konfliktit kemi të bëjmë me një ndikim të paligjshëm për të mos ushtruar një detyrë, si një vepër penale që duhet të ndiqet nga prokuroria e posaçme.

Deklarata e tij:

“Mua nuk më bëri shumë përshtypje sepse sigurisht që ky është një konflikt banal, sepse në prapaskenë ka një aferë korruptive edhe pse mediat e transmetuan si një konfilikt banal ndërmjet bashkëshortit së ministres dhe një drejtuesi të institucionit shtetëror.

Por, nëse ne i referohemi shkakut të konfliktit kemi të bëjmë me një ndikim të paligjshëm për të mos ushtruar një detyrë, si një vepër penale që duhet të ndiqet nga prokuroria e posaçme.

Kjo sepse, bashkëshorti i ministres ka ndikuar (ky është kallëzimi që ka bërë ky zyrtari i lartë i shtetit) për të mos ushtruar një funksion dhe për të dhënë dorëheqjen nga ky funksioni me qëllim që të vendosë një shokun e vetë atë detyrë.

Pra kemi një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrë të paligjshme dhe SPAK nuk e kuptoi me gjithë këtë bujë që bëri në media, akoma nuk ka filluar një hetim.

Kjo nuk është një vepër penale e llojiy të vulgaritetit, ashtu siç është trajtuar nga prokuroria, por kemi të bëjmë me një vepër penale që është më e thellë dhe duhet që hetimet të vazhdojnë, pavarësisht se ministria thotë se këto hetime janë mbyllur”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco